HW

Bleron Berisha portieri që po çmend futbollin e Gjermanisë

/ 4 minuta lexim
HW

Gjilan – Në mesin e shumë talentëve që ka shteti i Kosovës në futbollin Evropian e më gjerë, është edhe portieri Bleron Berisha me prejardhje nga Gjilani i cili ka lindur në shtetin e Gjermanisë.

Pa asnjë dyshim Berisha po hap karrierën e tij të futbollit me hapa gjigant, edhe pse vetëm 16 vjeçar ai këto ditë ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e mirënjohur Gjermane, Magdeburg, skuadër kjo e Ligës së tretë të futbollit të Gjermanisë.

“Gardiani” i ri i Magdeburgut ka cilësi të jashtëzakonshme me gjatësinë e tij prej 1,88 cm dhe peshën prej 83 kg e ka bërë të pakaluar për sulmuesit kundërshtar.

Djaloshi me prej ardhje nga Gjilani, karrierën e kishte filluar në moshën 7 vjeçare për çudi kishte filluar si futbollist për tri vite në skuadrën SV Gemania në qytetin e lindjes Bietigheim-Bissingem, por pastaj dashurohet në rolin e portierit për të mos e braktisur asnjëherë.

Në moshën 12 vjeçare kalon tek skuadra FV Lochgau duke treguar kualitete cilësore.

Mbrojtjet e tij bravuroze nuk mbesin pa u vërejtur në moshën 14 vjeçare kalon në klubin SG Sonnenhof duke mbrojtur për grup moshat U17.

FIDANISHTJA

Në këtë klub Bleroni ftohet në përfaqësuesen e Landit Wurtenberg, në këtë përfaqësuese të gjithë futbollistët ishin të Bundesligës dhe të Ligës së dytë të futbollit Gjermanë, në këtë konkurrencë të fort e eliminon portierin e skuadrës së Stuttgartit i cili njiherit ishte edhe portier i Kores së Jugut U20.

Cilësit e Bleronit u dëshmuan në turneun e futbollit “Kampioni i Gjermanisë Jugore 2017”, nga 4 ndeshje ai nuk pranoi asnjë gol.
“Si fëmijë futbollin e kam dashur pasiqë është një sport atraktiv, ndërsa roli i portierit më ka bërë që të dashurohem edhe më tepër në futboll, pasiqë portieri është gjysmë e skuadrës dhe kam bërë sakrifica të mëdha për këto brenda 10 vitesh vetëm të arrijë qëllimet e mija por një meritë të veçantë e ka familja ime e cila ka bërë gjithçka të arrijë synimet e mija dhe për këtë i jam falënderues tërë jetën”, shprehet Berisha.

Talenti Berisha këto ditë ka nënshkruar kontratë tri vjeçare më skuadrën e mirënjohur Gjermane, Magdeburg .
“Jam i lumtur që ju kam bashkangjitur këtij gjiganti futbollistik është skuadër me nam në futbollin e Gjermanisë, në këtë stinor i cili ka përfunduar për dy pikë nuk ka arrit të rangohet në Play Off, ndërsa në këtë stinor të ri do të jetë kandidat potencial të kalon në Ligën e dytë të Bundesligës së Gjermanisë, fillimisht do t`i bashkëngjitëm Akademisë U19 ku do të bëjm gara në Ligën e dytë Regjionale ku më mbetet ti tregoj aftësit e mija prej portieri”, shprehet Berisha.

Berisha nuk mbetet pa u vërejtur edhe nga përzgjedhësi i Kosovës U19 Ramiz Krasniqi, ai e ka ftuar në grumbullim për ti verifikuar cilësitë e Bleronit.
“I jam shumë mirënjohës trajnerit Krasniqi që më dha mundësin t`i bashkëngjitëm U19 të Kosovës, jam ndier shumë krenar në at moment kur kam veshur fanellën e shtetit të Kosovës kam pasur emocione të veçanta shpresoj se nuk do ta zhgënjej trajnerin, do të jap më të mirën që di dhe mundem për shtetin e Kosovës për rezultate kulminante”, shprehet i emocionuar Berisha.

Portieri i ardhmërisë së futbollit të Gjermanisë dhe futbollit Kosovar, Bleron Berisha, i cili simpatizon klubin e Barcelonës dhe idoli i tij në mes portave është portieri i mirënjohur Franqez Kevin Trapp i PSG.
“Endrra ime është që të jem në skuadra të mëdha evropiane, shpresoj se me punë do tja arrijë ndërsa idol i imi i karrierës futbollistike është Kevin Trapp i cili është inspirim i imi”, thekson Berisha.

Nuk ka dyshim se Bleron Berisha ka para vete një karrierë të shkëlqyer, është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i vjen një portier për të cilin do të krenohemi për një kohë të gjatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.