HW

Blerjet e luksit me buxhetin e varfër të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bazuar në hulumtimet që ka bërë Gazeta Jeta në Kosovë, ka rezultuar se pikërisht blerjet nën shumën prej 1,000 eurove janë shfrytëzuar nga udhëheqës të institucioneve për blerje luksoze dhe jo të domosdoshme për punën e tyre nëpër këto institucione publike.

Institucionet e Kosovës kanë bërë blerje të luksit. Telefona të fjalës së fundit, alkool, lapsa kimikë e ombrella të shtrenjta. Nuk është se këto blerje kanë nisur këtë vit, pasi të tilla mund të ketë pasur shumë më shumë në të kaluarën. Por, ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim të rritjes së transparencës i ka obliguar të gjitha autoritetet kontraktuese që t’i publikojnë të gjitha blerjet, duke i përfshirë edhe ato nën 1,000 euro. Në të kaluarën, blerjet nën 1,000 euro nuk janë publikuar fare.

Bazuar në hulumtimet që ka bërë Gazeta Jeta në Kosovë, ka rezultuar se pikërisht blerjet nën shumën prej 1,000 eurove janë shfrytëzuar nga udhëheqës të institucioneve për blerje luksoze dhe jo të domosdoshme për punën e tyre nëpër këto institucione publike.

Gazeta JnK ka raportuar se si Ministria e Integrimit Evropian (MIE) kishte shpenzuar 17 euro e 50 centë për blerjen një çadre. Ishin blerë 50 “çadra integruese”, ndërkohë që ish-Presidentja Atifete Jahjaga ishte zbardhur nga bora në mungesë të një çadre në përurimin e autostradës.

HW

Janë disa institucione të cilat kanë blerë telefona të fjalës së fundit për udhëheqësit e tyre.

Pasi kishte blerë çadra në vlerë 17,5 euro për një copë, Ministria e Integrimit Evropian tash ka blerë një telefon mobil në vlerë 850 euro.

Ministria për Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) zëvendësministrit të saj Gjergj Dedaj i bleu Samsung S6 në vlerë prej 630 euro. Dedaj disa herë kishte qenë në pozita të zëvendësministrit nëpër disa dikastere të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese synon të shpenzojë 600 euro për një telefon apo 3 mijë e 500 euro për 6 copë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.