ARKATANA

Blerina Shala dhe tufa e vjershave të saja për fëmijë…

/ 4 minuta lexim
HW

Gjilan – Para do kohë, Blerina Shala, 24-vjeçare nga Gjilanit, ka botuar një tufë vjershash me titull “Ëndrrat e mia”. Është një tufë vjershash të këndshme për fëmijë, të cilat janë kënduar me një lirizëm të hollë nga një vashë e re gjilanase, cila vargjet i kupton si kënaqësi jete e pune. Janë vargje joshëse që “rrëfejnë” ëndrrat e poetës së re, e cila e ka plotësuar një dëshirë të saj të etshme për të dalë me një vepërzë të vogël, por mjaft joshëse për të vegjlit. Me fjalë të tjera, ajo (Blerina), me botimin e veprës, sikur jetën e sheh si një parajsë të njeriut duke jetuar plot shend e verë. Jo vetëm kaq.

Kur e ka botuar veprën në fjalë, Blerina Shala ishte nxënëse e Shkollë fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. Një nxënëse e shkëlqyeshme, e cila, nga klasa e parë e gjer në mbarim të shkollimit në fjalë, ishte me nota pesa. Pra, një shkollare shumë e përkushtuar në mësime dhe dije për jetë.

Por, prindi i saj, Muhamed Shala, shton se, Blerina është një shkollare e zgjuar dhe me prirje.”Po, tha ai,- vajza jonë Blerina është një shkollare e zonja, e cila, shkollimin e ka kuptuar si nevojë dhe aktivitet të pandërprerë në jetë. Nga fillimi i shkollimit, ajo ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Shih për këtë, edhe arsimtarët e shkollës shumë e kanë pëlqyer aktivitetin e saj si në mësime, po ashtu edhe në aktivitetet e lira shkollore. Librin gjithnjë e ka dashur dhe nuk e ka lëshuar asnjëherë nga dora. Ka lexuar pa u ndalë. Në fletoret e saja filluan të hartoheshin vjersha lirike për fëmijë, të cilat “rrëfenin” krejt jetën në familje e në shkollë.

Pa e kryer shkollën fillore, ajo pati dëshirë që vjershat e saja të zënë vend në ndonjë libër. Me kohë ia plotësuam dëshirën, duke ia botuar tufën me vjersha për të vegjlit me titull: “Ëndrrat e mia”. Pse jo, shton Muhamedi, i cili flet fjalë miradije për vajzën e tij Blerinën.

FIDANISHTJA

Edhe ëma e saj, Makfire Shala, shton se, vajzën e tyre e kanë një shkollare shumë punëtore. “Blerina na është një yll i jetës sonë. Me veprën e saj poetike, sikur ajo po e rrit gazin e jetës. Dhe, sa kreu shkollimin fillor, ajo sot është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë. I gëzohemi suksesit të saj, e cila, çdo ditë po hapëron me sukseset e pandalura në studime. Por, kur është fjala tek vepra e saj poetike, ajo në vete ngërthen afro 30 vjersha për fëmijë. Janë këto vjersha të çiltërta dhe shumë joshëse për moshën e saj të re.

Blerina Shala ka shkrua vjersha për hënën, vëllaun, njeriun, nënën, ariun, mësuesen e parë, shkollën ëndrrën, buzëqeshjen, stinët e vitit, 8 Marsin, bletën punëtore, harabelin, mërgimin e disa të tjera. Ja si shton në vjershën për nënën: “Ti je dritë/ ti je jetë/ ti je dielli/ I vërtetë..(f.12). Kurse për mësuesen e parë, ajo ka kënduar këto vargje: “Me dorën e butë/ M’ledhatonte faqet/ Mësuesja në ëndërr/ Shpesh më shfaqet”(f.19). Shkolla parë, për Blerina Shalën është një “kuti” magjike. Ajo shton: “Shkolla ime/ Si kuti magjike/ Si zogjtë në fole/Na pret moj mike…(f;20). Ndërsa për mërgimtarin, poetja e vogël ka shtuar: “I përvëlon malli/ I djeg sikur një rrufe/ Mezi presin ditën/Të kthehen në atdhe…(f.33).

Pra, Blerina Shala është një vajzë e re që premton. Ajo ka hyrë në botën magjike të artit, e cila, krahas dijeve të tjera, poezinë e ka në gjak dhe nuk e lë pa hartuar vargje, të cilat, në një ditë të afërme, ajo do të dali me veprën e dytë poetike. Në fund i shtuam një fjalë të ngrohtë urimi: Të lumtë, Blerina Shala, studentja e mjekësisë!”/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.