GRANDEMALL

Blerina Kllokoqi vesh Hersin për Eurosong

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Hersi Matmuja do të vishet nga ‘BKR’ gjatë konkurrimit në festivalin më të madh të muzikës në Evropë, Eurovizion. Kështu ka pohuar Blerina Kllokoqi-Rugova për Tribuna, ndërsa ka treguar se Hersi do të vishet nga ajo.

Duket se është mishëruar me dizajnet e saj që në momentin e parë kur i veshi, gjatë setit fotografik. Kështu përfaqësuesja e Shqipërisë për Eurosong, Hersi Matmuja tashmë ka vendosur që në evenimentin më të madh të këngës në Evropë të paraqitet me një fustan të dizajnuar pikërisht nga kreatorja e mirënjohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Kështu ka treguar kreatorja për Tribuna, ndërsa ka theksuar se tashmë është e përqëndruar tek fustani që do të krijojë për Hersin. “Do ta vesh brendi ynë. Ende nuk kemi vendosur për ngjyrë dhe modelin, por patjetër që do jetë shumë stil ynë. Materialin do ta marrim enkas jashtë vendit. Besoj që do të shkëlqej Hersi”, ka theksuar Kllokoqi-Rugova, ndërsa nuk ka fshehur faktin se po ndjehet e nderuar për punën që i është besuar.

‘BKR’ edhe në Zvicër

Blerina, gjithashtu ka dhënë detaje shtesë për fustanin që do ta punojë, duke treguar se tashmë ka në kokë idetë për kreacionin e ri. “Po, do të jetë i koleksionit të ri. 100 për qind handmade, shumë glamur edhe unik”.

Eco Higjiena

Duke e vlerësuar si një paraqitje mjaft të madhe, prezantimin e brendit të saj përmes përfaqësueses shqiptare, Blerina ka folur për rëndësinë e paraqitjes në Eurosong, ndërsa nuk ka fshehur dëshirën se një ditë me fustanet e saj të prezantohet edhe në Oscar. “Mas Oscarit me siguri që do të jetë më i rëndësishmi”, është shprehur duke qeshur kreatorja e mirënjohur.

Kreatorja nuk ma mohuar faktin se një ditë do të dizajnoj fustane edhe për Rita Orën, pas pyetjes sonë nëse tashmë ka nis ndonjë bashkëpunim me këngëtaren shqiptare me famë botërore. “Po kësmet, ama ma vonë”, ka pohuar prerë ajo.

Por, duket se puna e saj nuk do të përfundoj me kaq. Si një profesioniste dhe shumë e kërkuar në treg, Kllokoqi-Rugova tashmë ka vendosur të shtrij biznesin e saj edhe jashtë kufijve shqiptar.

“Aktualisht jemi fokusuar në hapjen e lokalit tonë në Zvicër, më saktësisht në Zöfingen. Është pjesa ku flitet gjuha gjermane. Besoj që në fund të muajit prill do të hapim lokalin atje. Do të jetë brendi ynë me çmime të njëjta siç i kemi edhe në Kosovë”, ka nënvizuar ajo, duke treguar se fuqia e saj drejt dizajnit sa vjen e rritet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.