FIDANISHTJA

Blerina Ajvazi është kthyer nga Korea e Jugut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Studentja e Universitetit “Kadri Zeka” Blerinë Ajvazi, përfaqësuesja më e re në botë nga Republika e Kosovës në Samitin e radhës për paqe që është mbajtur në Republikën e Koresë Jugore, tashmë është kthyer nga atje, e lumtur që ka pasur rastin të prezantoj kulturën e vendit të saj krahas shumë vendeve tjera të botës.

Blerina ka thënë se ka qenë kënaqësi të prezantojë vendin e saj dhe të rinjtë e Kosovës, duke i treguar botës se Kosova dhe Shqipëria janë model dhe shquhen si vende religjioze, kulturore dhe vend i tolerancës.

Studentja Blerinë Ajvazi është shprehur se ndjenjë e veçantë ka qene prezantimi në festivalin e paqes, ku ajo dhe pjesëmarrësit tjerë janë veshur me veshjen kombëtare duka paraqitur kështu kulturën dhe traditën e vendit, në këtë rast traditën shqiptare. Sipas Blerinës shumë shtete pjesëmarrëse janë impresionuar me veshjet kombëtare shqiptare.

Njëherësh Blerina ka qenë e nderuar edhe për faktin se gjatë qëndrimit në Republikën e Koresë Jugore, liderë dhe përfaqësues të IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – (International Woman Peace Group) e kanë zgjedhur atë, Lidere kryesore e të rinjve në Samitin e Paqes.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Blerinë Ajvazi, studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti “Kadri Zeka” në IPYG në Korenë Jugore, ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e saj janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.

Andaj, Blerina ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Samiti për promovimin e paqes ka për qëllim ndarjen e përvojave në ndërtimin dhe zhvillimin e paqes në mes të rinjve të shteteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.