Fundamenti

Blerimi gjobitet pasi me internet porositi një thikë në Gjermani

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Blerja e një thike me një teh të tillë në Zvicër është e ndaluar pa leje përkatëse. Përpos kësaj, Blerimi 46-vjeçar është shtetas kosovar dhe i duhet një leje e posaçme për t’u pajisur me armë në Zvicër.

Nga fundi i muajit tetor të vitit të kaluar, Inspektorati doganor i Cyrihut ia ka konfiskuar shtetasit kosovar një pako të porositur. Dogana ka kërkuar një leje për import, të cilën i akuzuari nuk ka mundur ta siguronte. Me këtë rast, ai është dashur të përgjigjet para Gjykatës rajonale të Aaraut.

Në momentin që gjykatësja Bettina Keller ka dashur të dijë nëse i pandehuri Blrim (emër i shpifur) e kupton gjuhën gjermane të Zvicrës apo ndoshta do të donte të komunikonte në gjuhën letrare gjermane, ai kërkoi t’i sigurohej një përkthyes. Por, pas një diskutimi të shkurtër, vendosi të provonte personalisht.

Arsyeja e seancës gjyqësore: Gjatë gushtit të vitit të kaluar, vajza e Blerimit kishte porositur një thikë me the të gjatë 8,5 cm në Gjermani. Në fillim të tetorit, porosia ishte konfiskuar nga Inspektorati doganor i Cyrihut. Dogana ka kërkuar leje importi, të cilën Blerimi nuk ka mundur ta sigurojë.

Me këtë rast, Blerimit, i cili është i paaftë për punë për shkak të një aksidenti, në shtëpi i ka ardhur urdhër ndëshkim. Kjo ka ndodhur për dy arsye, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Mobi Casa

Blerja e një thike me një teh të tillë në Zvicër është e ndaluar pa leje përkatëse. Përpos kësaj, Blerimi 46-vjeçar është shtetas kosovar dhe i duhet një leje e posaçme për t’u pajisur me armë në Zvicër. Për këto shkelje ligjore, të cilat prokurori i shqiptoi dënim me gjobë të cilin Blerimi e kundërshtoi, ai është dashur të paraqitet para Gjykatës në Aarau.

Blerimi ka pohuar se ai e ka porositur thikën, për të cilën ka menduar se nuk është aq e rrezikshme dhe se e ka porositur për një mik të vetin në Kosovë. Gjithashtu, ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të keq.

Gjykata i ka besuar Blerimit në pohimet e tij, por përsëri e ka dënuar duke e reduktuar kërkesën e prokurorit në një gjobë me kusht prej 2 mijë frangash me një afat provues prej dy vitesh. Edhe në lartësinë e gjobës Blerimi ka pasur fat, pasi ai duhet të paguajë 300 franga gjobë, në vend të 800 frangave.

http://www.albinfo.ch/blerimi-gjobitet-pasi-me-internet-porositi-nje-thike-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.