Fundamenti

Blerimi dhe Halili, qindra shujta të Krishtlindjes, gratis për të varfrit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy gastronomë të rinj, njëri shqiptar Blerim Xhelili (Djelili) dhe tjetri turk, Halil Coruk, nuk mund të lejonin që gjatë netëve të Krishtlindjes të ketë njerëz që nuk kanë mundësi të hanë një darkë në ambient të ngrohtë. Ideja e tyre ishte që të shpallnin një thirrje për të gjitha familjet me gjendje të rëndë financiare që të vijnë në restorantin e tyre “Jägerstübli” në Muttenz (Kantoni Baselland) ku në 80 vendet e tij do t`u ofrohej një darkë festive me meny të plotë.

Pas shpalljes në medie, ata u vërshuan nga kërkesat. Por nuk paraqiteshin vetëm ata që donin të hanin gratis: kishte shumë që dëshironin të ndihmonin në ndonjë mënyrë. “Një grua nga St. Moritz-i, një burrë nga Zelanda e Re na janë ofruar për të dhënë donacione”, thonë ata.

Pas reaksionit të madh që nuk e kishin pritur, ata vendosin që për të varfrit ta lënë në dispozicion edhe restorantin e tyre të dytë (“Klemme”, në Pratteln). Këtu janë 62 vende.

HW

“Askush nuk bën të mbetet i vetëm për Krishtlindje”, thonë ata. Madje Blerimi dhe Halili kanë pasur në dispozicion edhe një shërbim për transportimin e atyre që do të vinin për darkë në restorantet e tyre. “Dikush u paraqit te dhe ofroi mundësinë që t`i bartte me makinë personat e pastrehë deri në restorant”, shkruan blickamabend.ch.

Dy pronarët e restoranteve mburren edhe me personelin e tyre. “Shumë prej tyre me dëshirë do të pushonin por, pas shpalljes së aksionit edhe ata u treguan të gatshëm të punonin gjatë festës”.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.