Fundamenti

Blerim Xhemajli largohet nga Kombëtarja zvicerane

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Edhe mesfushori Blerim Xhemaili do të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, pjesë e së cilës ishte për 13 vite. Lajmin e ka bërë publik futbollisti shqiptar me rrënjë nga Maqedonia në një intervistë për “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell albinfo.ch.

“Për mua është e qartë se tashmë gjithçka është e kaluar”, ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka treguar se ka marrë një telefonatë gushtin e vitit të kaluar nga selektori i Përfaqësuses së Zvicrës, Vladimir Petkovic.

Xhemaili duket të mos jetë më në planet e trajnerit Vladimir Petkoviq.

FIDANISHTJA

Të njëjtën e kishin kaluar edhe kapiteni Stephan Lichtsteiner, Valon Behrami, Johan Djourou dhe Gelson Fernandes.

Rikthimin e përjashton 32-vjeçari dhe thotë: “Nuk e di nëse do të pranoja të kthehem. Doja që gjithnjë të jem i rëndësishëm për ekipin”.

32-vjeçari nuk ishte ftuar në vjeshtë, në kuadër të ndeshjeve të Lidhjes së Kombeve kundër Islandës dhe Belgjikës, si dhe në dy ndeshjet kontrolluese kundër Anglisë dhe Katarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.