Blerim Xhemaili mund të largohet në janar
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra italiane Napoli. Xhemaili 26-vjeçar këtë edicion më shumë qëndroi në stol se sa që luajti, pasi përparësi iu dha konkurrentëve të tij në mesfushë, reprezentuesve tjerë të Zvicrës, Valon Behrami e Gokhan Inler.
“Në janar ai mund të kërkojë për një transferim, pasi Walter Mazzarri më shumë e la në stol se sa që e angazhoi”, njofton të shtunën “canalenapoli.it”.
Reprezentuesi i Zvicrës në Serie A të Italisë ka shënuar një gol në 16 paraqitje këtë edicion. Shumicën e ndeshjeve i ka zhvilluar si zëvendësues. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.