FIDANISHTJA

Blerim Xhemaili: Italia ekipi më i mirë në Euro 2020, nuk më befasoi fitorja e Zvicrës ndaj Francës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili beson se Italia është skuadra më e mirë në Euro 2020 dhe shpjegon pse fitorja e Zvicrës kundër Francës nuk e befasoi atë.

35-vjeçari kaloi shumë vite të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për klube si Torino, Parma, Napoli, Genoa dhe Bologna.

Një ish-reprezentues i Zvicrës, Xhemaili ka plot 69 paraqitje për ekipin e parë të kombëtares helvetike në emrin e tij.

Italia tashmë mundi zviceranët në fazat e grupeve, por ata mund të takohen përsëri në gjysmëfinale të Euro 2020 nëse mundin Belgjikën, përkatësisht Spanjën.

“Italia është skuadra më e mirë e turneut, ata ishin në gjendje të shkonin përtej fazës së 1/8-tës, ndryshe nga ajo që bënë skuadrat e tjera favorite”, ka thënë fillimisht mesfushori i Zurichut për La Gazzetta dello Sport.

ARKATANA

“Isha i befasuar nga rritja e Azzurrëve. Ata nuk kanë një Nr.10 të jashtëzakonshëm si Francesco Totti ose Alessandro Del Piero, por të gjithë lojtarët japin më të mirën e tyre. Ata luajnë vërtet mirë dhe e gjitha falë Roberto Mancinit”.

Xhemaili duket se është më i befasuar nga zhvillimet e Italisë sesa fitorja e Zvicrës ndaj Francës.

“Sigurisht, Franca ishte favoriti, por ata kurrë nuk kishin paraqitur bindje, unë e dija që Zvicra mund t’i befasonte ata”.

“Tani, jam kurioz të shoh se si Petkovic do të zëvendësojë Xhakën kundër Spanjës sot. Ai ka një personalitet të shkëlqyeshëm dhe shpresoj ta shoh në Itali, ai do të ishte një vlerë e shtuar për Serie A”, përfundoi Xhemaili. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.