Blerim Shala: Parashikime tmerruese për Kosovën
Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, ka dhënë parashikime të zeza për të ardhmen e Kosovës. Ai ka shkruar se pas bllokadës politike, Shteti i Kosovës po kërcënohet nga bllokada financiare.
“Nuk ka fare alternativë për krijimin e shpejtë, që matet me pak javë, të Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës”, ka shkruar Shala, në një tekst autorial, të botuar në lajmi.net
“Është ky një parashikim tmerrues”, ka shtuar ai.
Pas kësaj, Shala ka thënë se nëse zgjedhjet janë alternative ato duhet të mbahen më së largu në fillim të nëntorit e jo më vonë për shkak të dështimit të Shtetit.
“Nëse këtij kalkulimi i shkohet deri në fund, atëherë del që hiç më larg se në javën e parë të nëntorit do të duhej të shpallej data e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Shala.
Pas kësaj, ai ka sqaruar deri në fund kërcënimin financiar të Kosovës.
“Një tjetër zhvillim, objektivisht, më kërcënues se ky i mëparshmi(fatkeqësisht duhet thënë, më kërcënues), është në mbërritje e sipër në Kosovë. Ai na prekë aty ku realisht dhemb më së shumti, në kuletë, e cila tek ne, si kudo tjetër në një vend demokratik, ka nisë të bëhet përcaktuese për fatin politik të partive dhe të politikanëve në përgjithësi”, ka shkruar ai.
“Tashmë është bërë publike që Kosova, me kornizën aktuale ligjore, mund të funksionojë si shtet, në segmentin kyç të Buxhetit të vet, më së largu deri me 1 prill të vitit 2015, nëse në ndërkohë, nuk do të ketë Kuvend dhe Qeveri të Kosovës. Me 1 prill të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë rroga dhe pensione, dhe shteti do të mbetet me duar në xhepa.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në: http://lajmi.net/renia-e-shtetit-ne-pafuqi_100081786.html


