Blerim Shala emërohet koordinator në dialogun politik

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dekretoi zotëri Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njofton Presidenca e vendit.
Blerim Shala është nënkryetar i parë i AAK -së dhe ishte edhe koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave Kosovë Serbi me ndërmjetësim të OKB-së që sollën planin Ahtisaari për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës.