Fundamenti

Blerim Shala: Demarkacioni po dështon, prapë zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Blerim Shala, ka paralajmëruar se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme si pasojë e dështimit të demarkacionit.

Mirëpo, Shala, në një kolumne në lajmi.net, ka shkruar se një politikë e tillë, e kërkimit të zgjidhjeve vetëm përmes zgjedhjeve po e frustron qytetarin.

“Politika shqiptare në Kosovë po dështon në marrjen e vendimeve madhore për vendin, çfarë është ai që përkon me Marrëveshjen ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Shtegdalja duket që do të kërkohet në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat sërish, si në dy rastet paraprake (në vitet 2010 dhe 2014), do të kenë epitetin legal dhe politik të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Shala.

RCCOLA

“Është kjo një politikë që të frustron, të lodhë, të raskapitë, nëse je një qytetar i rëndomtë i Kosovës, që është vetëm votues e jo edhe pjesë e lojës së këtillë politike”, ka shtuar më tej deputeti i pavarur në Parlament.

Shala ende nuk e ka bërë të qartë se a do të votojë pro apo kundër shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.