ARKATANA

Blerim Shala: AKS-ja nuk është kundër Kosovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, atëherë duhet të japë garanci shtesë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

“Nuk mund të përmirësojmë marrëdhëniet dhe të jemi kandidat për anëtarësim në BE, nëse nuk e pranojmë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë në ekonomi, tregti dhe çdo gjë që është e rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Prandaj është kërkesë shumë e rëndësishme marrëveshja e Brukselit”, ka deklaruar për të përditshme serbe “Politika”, koordinatori për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Blerim Shala, i cili ishte në Beograd dje si mysafir në forumin për marrëdhënie etnike.

Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është paralajmëruar për 13 tetor në Bruksel. Për çfarë do të bisedohet gjatë këtij takimi?
Sigurisht se do diskutohet për zbatimin e katër marrëveshjeve të fundit, të cilat i kemi arritur më 25 gusht. Shpresoj se do të flasim edhe për çështje ekonomike, sepse duhet të merremi me çështje të jetës, që më së shumti u intereson njerëzve, pavarësisht kombësisë së tyre.

Si i vlerësoni marrëveshjet e deritanishme?

Marrëveshjet e arritura dhe mosmarrëveshjet, që më vonë kanë pësuar, mund të përshkruhen kështu: tre hapa para, dy prapa. Por të paktën e kemi një hap më shumë në drejtimin e duhur, dhe në këtë mënyrë duhet të vazhdojmë. Dialogu është një proces i pakthyeshëm – nuk kemi ku të shkojmë dhe nuk kemi “plan B”. Ky dialog është si një shofer në një biçikletë: nëse ndalet, bie. Elitat politike në Kosovë dhe Serbi i kanë edhe disa vjet, dhe hiq më shumë, që të arrijnë qëllimin final.

Cila është arsyeja e të bërit një hap prapa?

Pengesat kryesore janë mentaliteti dhe historia tragjike e dy popujve, me të gjitha pasojat e saj. Në të dy anët ekzistojnë politikanë të cilët janë duke u përpjekur që nga e kaluara të mbledhin poenë politikë. Problemi është tek logjika e disa individëve të cilët po mendojnë se në dialog do të ketë humbës dhe fitues, si evropianë, si fqinjë dhe si partnerë të ardhshëm. Në fakt fitoren e bën paqja, bashkëpunimi dhe respekti për njëri-tjetrin.

Kundërshtari më i madh i zbatimit të marrëveshjes është opozita shqiptare, e cila ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. A do të kalojë në parlamentin e Kosovës, marrëveshja e Brukselit?

FIDANISHTJA

Kuvendi i Kosovës nuk ka nevojë ta ratifikojë marrëveshjen, sepse ligjërisht gjithçka çfarë është dashur të bëhet është kryer në prill të vitit 2013, kur në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për ratifikimin e marrëveshjes në Bruksel. Që nga 25 gushti i këtij viti, katër marrëveshje nuk janë një dokument i ri, pasi bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të arritur dy vjet më parë. Ajo nuk ka nevojë të ratifikohet në parlamentin e Kosovës, është e mjaftueshme që qeveria të sjellë rregulloren. Debati në parlamentin e Kosovës rreth katër marrëveshjeve të Brukselit është i mirëpritur, por Kosova do të bëjë gjithçka që ky proces të vazhdojë.

A e ndani qëndrimin e disa prej politikanëve shqiptarë që thonë se Asociacioni i Komunave Serbe është kundër interesave të Kosovës?

Asociacioni nuk është kundër Kosovës, dhe nuk e ndajë këtë qëndrim të disa prej politikanëve shqiptarë. Asociacioni është pjesë e trashëgimisë dhe vazhdimësi e procesit të negociatave, që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sipas procedurës së dakorduar, qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret për asociacionin, dhe ajo duhet të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese të Kosovës. Pres që AKS-ja, gjatë pranverës së vitit të ardhshëm të fillojë të veprojë në shkallë të plotë.

A prisni që Kosova do ti ketë forcat e saj të armatosura?

Jam shumë i sigurt që forcat e armatosura të Kosovës së shpejti do të vijnë në jetë. Ato nuk janë kundër interesave të popullit serb dhe shtetit të Serbisë. Ne do të kemi një ushtri moderne, e cila do të punojë ngushtë me NATO-n dhe nuk do të jetë armiqësore karshi Serbisë.

Shqipëria ka aplikuar për Kosovën për anëtarësim në UNESCO. Po krijohet përshtypja që Kosova dëshiron t’ia vjedhë trashëgimin kulturore?

Kjo përshtypje është e gabuar, sepse ekzistojnë garanci kushtetuese dhe ligjore për trashëgiminë kulturore serbe. Manastiret dhe kishat në Kosovë janë trashëgimi e Kishës Ortodokse Serbe. Të gjitha këto gjenden në pesë aneks planet e Ahtisaarit, dhe kjo është pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Asgjë në këtë drejtim nuk do të ndryshojë. Trashëgimia kulturore serbe do të ketë të njëjta privilegje dhe garanci siç i ka pasur deri më sot. Por nëse Kosova bëhet anëtare e UNESCO, atëherë do të japë garanci shtesë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe. (lajmi.net)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.