UBT

Blerim Reka bisedë telefonike me homologen austriake, flasin edhe për vizat

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ministri në detyrë i Integrimit Europian Blerim Reka ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren Federale Austriake për BE dhe për Kushtetutën Karoline Edtstadler.

Në këtë bisedë fillimisht u këmbyen informatat mbi gjendjen e pandemisë Covid-19 në të dyja shtetet, ku u konstatua përmirësimi i gjendjes në këto dy vende.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Njëherit, u bisedua për procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian, sidomos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

ARKATANA

Duke iu falënderuar Austrisë për mbështetjen tradicionale të rrugës evropiane të Kosovës, Ministri Reka i kërkoi Ministres Edtstadler, që si shtet mik i Kosovës, t’i bindë shtetet e pakta hezituese për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si në prag të Samitit të Zagrebit të BE me vendet e Ballkanit Përendimor, po ashtu edhe gjatë samitit të rregullt të Këshillit Evropian në qershor 2020.

Nga ana e saj,MinistrjaEdstadaler ri-konfirmoi përkrahjen austriake për Kosovën në procesin integrues dhe në veçanti për liberalizimin e vizave, sepse siç tha ajo, po shihet qartë përparimi në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ministrja Edtstadler tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Ajo theksoi se Programi Qeveritar i Austrisë mbështet tutje përpjekjet për arritjen e liberalizimit të vizave, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.