RCCOLA

Blerim Kuçi: Sokol Dobruna është lopë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Blerim Kuçi e ka quajtur lopë të plakur ish-Kryetarin e Gjykatës Ushtarake të UÇK’së. Këtë përgjigje Kuçi e ka dhënë pas deklarimit të Dobrunës se Kuçi ishte dënuar me pushkatim në kohën e luftës.

“Sokoli është lopë e plakur”, ka shtuar ai.

“Sokol Dobruna është lopë”.

“Nuk kam gjetur shprehje më adekuate. Po e respektoj shikuesin. Kjo është e patolerueshme. Familja ime tradicionalisht ka punuar për Shqipëri e shqiptari”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Ish i dënuari me vdekje nga Gjykata Ushtarake e UÇK’së, Blerim Kuçi e ka cilësuar si të ricikluar deklaratën e gjyqtarit Sokol Dobruna, i cili riktheu deklaratën e tij, se Kuçi ishte dënuar me pushkatim në kohën e luftës, për shkak të dezertimit.

“Kush po e nxitë z. Dobruna për ta bërë temë të ditës atë temë? Kush e ka kontraktuar z. Doburuna për këtë”, ka shtuar ai.

“Rasti im nuk ka të bëjë me Rastin Kleçka”, ka deklaruar Kuçi, për Info Magazinë të Klan Kosovës. .

“Krejt po bëhet për diskredimin e luftëtarëve të UÇK’së”, ka thënë ai.