Fundamenti

Blerim Hajdari përzgjidhet trajner i Kombëtares së Kosovës në karate për kumite kadet e junior

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Trajneri i karatesë, Blerim Hajdari tani e 45 vite është në pjesë e këtij sporti, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si në atë ekipor, poashtu edhe individual, duke e bërë një trajner mjaftë të çmuar e kualitativë.

Blerim Hajdari në sportin e karatesë është një pionier i saj, pasiqë që nga mosha 11 vjeçare ishte dashuruar në këtë sport luftarak në klubin e parë të karatesë në Gjilan “Zenel Hajdini”.

Gjatë karrierës trajneri Hajdari ka lënë gjurmë të pashlyera me sukseset e tij, si në anën edukative, poashtu dhe atë profesionale, duke nxjerr talent të mëdhenj në sportin e karatesë e më pastaj duke vazhduar në KK Drita gjerë më sot. Federata e Karatesë së Kosovës duke parë punën cilësore te trajnerit Hajdari, ka marrë vendim që Hajdari të jetë trajner i Kombëtares së Karatesë së Kosovës në kumite për kadet e junior.

Hidromorava

“E falënderoj Bordin e Federatës së Karatesë së Kosovës për besimin që më kanë dhënë. Është një privilegj i jashtëzakonshme të punoj e të kontribuoj për sukseset e kadetëve e juniorëve. Jam i bindur se së bashku me selektorin Leutrim Pepaj, do të punojmë në përzgjedhjen, motivimin, udhëzimin dhe shkëlqimin triumfal nëpër arenat ndërkombëtare, kudo që do të paraqitemi”, ka bërë të ditur trajneri Blerim Hajdari.

Trajneri Hajdari i cili ka një karrierë të pasur me karateistë, ka bërë të ditur se tani po fillon një epokë e re në karrierën e tij, duke theksuar se do të ketë edhe një motiv shtesë që talentët e karatesë do ti kenë dyert e hapura në Kombëtaren e Kosovës, për ti shprehur cilësitë e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.