Uji Dea

Blerim Fejza, një zë i fortë për Komunitetin – një aktivist dhe humanist i njohur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Hasan Rashiti – Ta përkrahim, Blerim Fejzen për Delegat në Kuvendin e Komunës së Kllokotit. Në një kohë kur komuniteti ynë ka nevojë për përfaqësim të ndershëm, aktiv dhe vizionar, Blerim Fejza nga LDK- a është zgjedhja më e mirë që i përgjigjet kësaj kërkese me përkushtim të dëshmuar dhe vepra konkrete.

Që nga angazhimi i hershëm në strukturat udhëheqëse të Forumit Rinor të LDK- s, e deri më tani në pozitat e rëndësishme si anëtar i Kryesisë së Degës dhe Nënkryetar i Degës se LDK- në Kllokot, Blerimi ka treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave që përfaqëson: përgjegjësi, ndershmëri dhe afërsi me qytetaret.

Në mandatin e tij si Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Kllokotit, ai ishte gjithmonë afër fermerëve, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke punuar për zgjidhje reale.

Ai asnjëherë nuk e pa këtë detyrë si një pozitë- por si një mision në shërbim të zhvillimit rural dhe jetës së qytetarëve tanë.

Mobi Casa

Përtej politikës, Blerim Fejza është një aktivist dhe humanist i njohur. Gjithmonë pjesë e iniciativave vullnetare dhe organizimeve në komunitet. Ai ka ndërtuar lidhje të forta me njerëzit- jo me premtime bosh, por me punë të ndershme dhe praninë e tij të vazhdueshme në ç’do cep të Komunës.

Fjalët e tij që reflektojnë vizionin janë se; ” Nuk kandidoj për tu dëgjuar më shumë, por kandidoj që zëri i qytetarëve të dëgjohet më fortë”. Sepse siç thotë edhe vet ai” kur e do vendin tendë, nuk ndalësh kurrë së punuari për te”.

Sot, Blerimi kërkon besimin tuaj për të qenë zëri i juaj nesër. Një zë që nuk do heshtë përballë padrejtësive, një përfaqësues që nuk do mbyllet në zyrë, por që do qëndroj me qytetaret në ç’do ditë dhe në ç’do nevojë.
Pra, anëtar të LDK- s dhe ju qytetarë të nderuar;
Nëse doni përfaqësim dinjitoz dhe zë të fuqishëm për qytetaret e Kllokotit,
Nëse doni përkushtim për përmirësimin e shëndetësisë,
Nëse doni angazhim për shkollë më të mirë dhe paisje moderne për nxënësit,
Nëse doni përkujdesje ndaj lagjeve dhe Infrastrukturës,
Nëse doni të dëgjohet zëri i familjes, grave e rinisë në Kuvend,
Nëse doni transparencë, përgjegjësi dhe punë me ndershmëri për të mirën e përbashkët, votoni LDK me numër 113, votoni, Blerim Fejzen si bartës në këtë listë zgjedhore.