Eko Higjiena

Blerim Destani ndërpreu xhirimet për të festuar me Xherdanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ka ndërprerë për pak kohë udhëtimet e qejfit për t’iu përqendruar xhirimeve në filmin e ri. Aktori Blerim Destani është stacionuar në Budapest, aty ku edhe po bën xhirimet për filmin e tij të ri, ndërsa mes këtyre ditëve me angazhime profesionale, aktori ka ndarë pak kohë edhe për ndeshjen e fundit Dortmund- Bayern.

Përveç se ka bërë tifo për Bayern-in, ekipin në të cilin luan edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, aktori ia ka dalë që të marrë nënshkrimet e emrave më të mëdhenj të ekipit gjerman, në një fanellë të Bayern-it, si një dedikim direkt për mikun e tij të zemrës. Bazuar në një foto që aktori ka publikuar në rrjetet sociale, duket se ka pas fatin edhe të festojë përkrah Shaqirit, Beckenbauer-it, Robben, Ribery e shumë të tjerë.

Eco Higjiena

“Një dhuratë speciale për @bedrihalili për një adhurues i vërtet të FCB. Franz Beckenbauer, Jupp Heynckes, Uli Hoeneß, Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben, Franck Ribery! Xherdan Shaqiro flm shumë @shaqirixherdan një natë e pa harushme #CL #London!”, ka shkruar përbri fotos në të cilën shihet në mesin e të parëve të ekipit të Bayern-it.