RCCOLA

Blerësit të zhgënjyer me kushtet e banesave të paguara me ekstra çmime dhe oferta gjysmake

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shumë blerës të banesave dhe ata potencial shprehen të pakënaqur me ofertat dhe çmimet marramendëse të tyre. Ata thonë se kur marrin ofertat dhe kontratat joshen shpejt, por kur hynë në banesat e “reja” shohin se mungojnë shumë elemente, që janë të parapara me kontratë. Ky mashtrim thonë ata është më shumë se krim.

As në Zvicër nuk janë çmimet e banesave më të shtrejta se sa në Gjilan. Kështu vlerësojnë një pjesë e diasporës që realisht janë blerës potencial ose janë blerës real të banesave me çmime marramendëse.

Shumë ndërtesa që ofrojnë kinse banesa luksoze, nuk kanë as shkallë emergjente, ndërsa cilësia e tyre është e mbuluar komplet nga fasada e shëmtuar.

RCCOLA

Afrimi një blerës thotë se është i zhgënjyer nga premtimi i pronarit dhe nga ajo që e ka gjetur realisht banesën.
“E kam paguar shtrenjtë dhe kur kam hy në banesën e re kanë munguar shumë elemente përcjellëse që ishin të parapara me kontratë. Kjo vërtetë është e turpshme dhe më shumë se krim” thotë ai.

Mehmeti një blerës potencial nga Zvicra thotë se ka frekuentuar shumicën e banesave dhe ndërtesave që janë publike edhe në internet.
“Shumica prej tyre nuk kanë shkallë emergjente, nuk kanë statikë të qëndrueshme dhe puna bëhet shkel e shko. Ka banesa që janë të rrethuara nga betoni dhe s`ka pamje të mjaftueshme kurse çmimi është marramendës. Në Gjilan duhet të lutemi çdo ditë të mos ndodhë ndonjë tërmet sepse situata do të ishte katastrofike. Ka ndërtesa që ndodhen komplet mbi ujë dhe pa asnjë kriter për legalizim, një gjungëll e vërtet” shton Mehmeti./rajonipress/