RCCOLA

Blerandi nuk e di sa njerëz do të punësohen këtë mandat qeverisës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kryevepra në Kosovë është formimi i një vendi të punës. Ai ka thënë se këtu bën pjesë edhe ruajta e vendit të punës. Mirëpo, ai nuk ka mundur të jap ndonjë shifër konkrete se sa qytetarë të Kosovës do të punësohen gjatë këtij mandatit qeverisës.

Ai ka thënë se rina e vendit duhet të jenë të vetëdisohen se ku përcaktohen të studiojnë dhe të mendojnë se ku të punojnë.

Stavileci ka thënë këtë ata duhet ta bëjnë krahas kërkesës që ka vendi për njerëz të profilizuar.

“Ata duhet të jenë në hap me kohën. Duhet të dinë edhe se kah të përcaktohen dhe të punësohen sa më lehtë”, ka thënë Stavileci.

Fundamenti

Ai nuk ka dhënë numra konkret për njërit që do të mund të punësohen gjatë kësaj qeverisej. Stavileci ka thënë se nuk bënë edhe të llogariten shifrat e dhënë gjatë fushatës nga partitë qeverisës.

“Ne i kemi studiuar disa sektorë qe mund të punësohen rinia. Por, nuk mund të themi shifra se sa do të jenë ata”.

Vlen të përmendet se gjatë fushatës elektorale PDK kishte premtuar se brenda mandatit 4 vjeçar do të punësohen 200 mijë njerëz. Kurse, 150 mije vende kishte premtuar LDK’ja.