United Hospital

Bleona: Shqiptarët s’kanë turp, nuk më mbështetën kurrë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në skenën e ‘American Music Awards’ shkëlqyen yje si Taylor Swift e Beyonce,por në tapetin e kuq ishte Bleona mbretëreshë e padiskutueshme.

Forma marramendëse dhe sjellje e guximshme për artisten shqiptare, që eklipsoi koleget më të famshme se ajo, duke sfiluar në perizoma e taka të larta. Për të kompletuar pamjen, një fustan prej rrjete të zezë, duke e bërë ‘nude-look’ (zhveshjen) edhe më seksi e intriguese”.

Kështu e ka përshkruar agjencia italiane e lajmeve “TG COM24″, shfaqjen e Bleonës në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve AMA. Në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që Bleona shfaqej në tapetin e kuq. Prej vitesh në Amerikë ajo ka sfiluar në evenimente shumë të rëndësishme, duke u shfaqur e bukur siç është e me fustane të zgjedhura me kujdes.

UBT

Mirëpo përveç komenteve në mediet shqiptare apo ndonjë artikull i rrallë në ato të huaja, artistja nga Tirana ka kaluar pa u vënë re. Deri këtë herë, derisa Bleona e gjeti mënyrën që të gjithë të flasin për të. Këngëtarja është shprehur shpesh se e rëndësishme është që të flasin, pavarësisht se çfarë thonë. Këtë herë Bleona ia arriti qëllimit, me një veshje të papritur, por që bëri përshtypje te të gjithë.

Siç e kemi parë, nga komentuesit shqiptarë në rrjetet sociale, kishte më së shumti kritika, por edhe tallje. Mbështetësit e Bleonës në Shqipëri kësaj here mbetën nën hije, thuajse të padukshëm. Pikërisht kjo duket se e ka lënduar këngëtaren. Duke folur për “Gazeta Shqiptare”, Bleona Qereti është shprehur se zgjedhja e saj bëri bujë të madhe, por shqiptarët sërish nuk e mbështetën.

“Nuk e kuptoj si s’kanë turp shqiptarët që nuk më mbështesin mua në këtë nismë që e kam ndërmarrë komplet e vetme, pa pikë ndihme”, tha këngëtarja. Në këto kohë kur në Hollivud dhe Amerikë, personazhet e njohur dalin zhveshur për arsye të ndryshme si marketingu, tregu, fama, nga Shqipëria e largët ata ndiqen, pëlqehen, kritikohen, shahen por edhe lavdërohen. Kur këtë e bën një vajzë shqiptare që tashmë është pjesë e botës së showbizit në Tokën e Premtuar, nga Shqipëria e largët sigurisht që ndiqet, por edhe sulmohet fort./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.