UBT

Bleona refuzoi Ritën?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja që jeton në SHBA, Bleona Qereti, ka qenë e pranishme në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytetin e Shqipërisë, edhe pse performanca e saj nuk është shfaqur në televizion.

Gazeta Shqiptarja njofton se pas arritjes së të famshmes Rita Ora dhe Bleonës në Tiranë, dy këngëtaret do të drekonin së bashku, por kjo drekë nuk është realizuar.

Hidromorava

Arsyeja se pse dy artistet nuk janë takuar ka qenë refuzimi i drekës nga ana e Qeretit, madje thuhet se ato nuk kanë komunikuar as pas koncertit, ku kanë perfomuar pas njëra-tjetrës.

Bleona ka kënduar në gjuhën shqipe, ndonëse transmetimi i koncertit është ndërprerë menjëherë pas ikjes së Ritës, duke mos e transmetuar performancën e Bleonës. /Telegrafi/