Eko Higjiena

Bleona Qerreti edhe zyrtarisht single

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bleona Qereti, këngëtarja e suksesshme shqiptare që po tenton suksesin edhe në Amerikë, në një komunikim të fundit me “Bluetooth”, veç planeve për këngë të reja dhe një projekti të rëndësishëm televiziv, rrëfen edhe një të papritur.

Ylli i skenës sonë pranon për herë të parë ndarjen nga bashkëshorti, Gani Bardha.

Ndonëse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. “Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”, thotë Bleona me zërin që i dridhet.

Fundamenti

Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi.

Megjithëse për shumëkënd Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur, edhe në vitet e fundit të saj.

Duke iu rikthyer sërish karrierës së saj në SHBA, pas debutimit për herë të dytë në festën më të madhe të komunitetit gay, ku ajo ishte ylli më i rëndësishëm i mbrëmjes, Bleona lançoi së fundmi këngën e re “FUIF”, për të cilën pritet të realizojë edhe videoklipin. Ajo pritet sakaq të realizojë një projekt të rëndësishëm televiziv, për të cilin nuk bën ende me dije detaje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.