RCCOLA

Bleona Qeretit i vjedhin 500 mijë euro bizhuteri…

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

​Duket se ajo nuk mund të rrijë pa prodhuar lajm. Me, apo pa dashjen e saj, Bleona Qereti ka qenë përgjatë gjithë kësaj vere në fokus të gazetave e televizioneve. Ndarja me Ganin, pushimet luksoze në disa plazhe të njohura në botë, e kanë kthyer kështu Bleonën në një ndër personazhet më të përfolur të sezonit.

E megjithatë, një ngjarje aspak e këndshme e ka tronditur këngëtaren e njohur mesnatën e së premtes. Makina e saj (e marrë me qira në Milano) ka rënë pre e hajdutëve, ku për pasojë Bleona ka humbur disa bizhuteri shumë të çmuara, veshje e këpucë të shtrenjta, si dhe pasaportat e saj. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, bukuroshja e skenës tregon në detaje mbi ndodhinë e tmerrshme, që e ka kthyer për vetëm pak orë në Shqipëri.

Fundamenti

“Arsyeja që më solli këtë herë në Tiranë nuk është aspak e mirë. Mbrëmja e djeshme ka qenë e tmerrshme për mua. Gjatë kohës që haja darkë me tim vëlla në Milano, makina ime është plaçkitur dhe unë kam mbetur pa asgjë”, tregon përmes një bisede telefonike Bleona Qereti. Në bagazhin e makinës tip “Fiat Punto”, që ajo kishte marrë me qira në kryeqendrën e modës, Milano, ndodheshin dy valixhe me rroba dhe bizhu të çmuara, të cilat Bleona do t’i merrte me vete në koncertin që do të mbajë nesër në Moskë. “Gjithçka ndodhej bagazhin tim është grabitur. Unë isha duke ngrënë darkë me tim vëlla, përpara se të ikja në aeroport, pasi kam një koncert në Moskë nesër dhe për pasojë kisha marrë të gjitha bagazhet.

Veç veshjeve dhe sendeve të çmuara, hajdutët kanë marrë edhe pasaportat e mia. Kjo është arsyeja që më solli sot (dje) në Tiranë. Pasi zbulova vjedhjen, fola me autoritetet italiane, të cilët më kanë çuditur pak me menefregizmin e tyre. E gjendur në këto kushte, vura kontakt edhe me dy ambasadat, ambasadën amerikane dhe atë shqiptare. Të dyja shprehën një gatishmëri të pazakontë për të më ardhur në ndihmë. Gjithsesi konsullja shqiptare në Milano, zonja Luli Çobani, është personi që u vu menjëherë në dispozicionin tim. Ajo dërgoi menjëherë në vendngjarje shoferin e saj, zotin Sami, i cili më ndihmoi gjithashtu shumë. Ky ka qenë një nga rastet, kur u ndjeva krenare për gjakun që më rrjedh në vena. /BW