Eko Higjiena

Bleona Qereti vazhdon karrierën si aktore…

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Bleona Qereti është në përgatitje të projektit të saj më të ri muzikor, një këngë në gjuhën angleze, gjersa në muajt e nxehtë ajo do të gjendet edhe në trojet shqiptare për të incizuar këngën e saj më të re në shqip.

Ndërkohë, përveçse këngëtarja, Bleona duket se po e zhvillon bukur karrierën e saj edhe si aktore, transmeton Telegrafi.

Kemi pasur rastin ta shohim vite më parë teksa luan në filmin “True Justice 2” të Steven Seagal duke folur shqip, ndërsa së fundmi ajo ka treguar se ka nisur xhirimet dhe është bërë pjesë e një tjetër filmi ndërkombëtar.

KKVITI

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet duke provuar veshjen për një nga skenat e klipit.

“Momente nga dhoma e kostumeve”, shkruan Bleona në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar edhe se detajet e këtij filmi do t’i bëjë të ditur së shpejti.

Ndërkohë për xhirimet e këtij filmi, ajo dhe i gjithë ekipi i filmit kanë udhëtuar nga Los Angeles-i për në Sofia të Bullgarisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.