RCCOLA

Bleona Qereti: S’e kam mendjen te martesa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ajo vazhdon të qëndrojë në majën e klasifikimit si femra më e ndjekur dhe më e komentuar në Shqipëri. Bleona Qereti këto kohë është më afër se kurrë shqiptarëve, falë pjesëmarrjes së saj në jurinë e talent show-t “X Factor”.

Dhe, sigurisht që çdo javë që Bleona shfaqet në ekran, pasohet nga një bum komentesh, për veshjen e saj, grimin, flokët, batutat, qenushin. Mirëpo, asgjë nuk përbën më së shumti interes sesa zemra e Bleonës. Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse ka apo jo një mashkull në zemrën e në jetën e saj.

Uji Dea

Loja e nisur në “X Factor” për të gjetur bashkëshortin e ardhshëm të këngëtares ka vazhduar, mirëpo, megjithëse u përshtatet batutave televizive, në mendjen dhe planet e Bleonës ka tërësisht të tjera gjëra.

Në fakt, bukuroshja tashmë e famshme në Hollywood, momentalisht as që e mendon martesën. E pyetur nga “Bluetooth” nëse realisht dëshiron të martohet dhe a do ta pranonte një propozim të mirëfilltë tani, artistja rrëfen se, një martesë nuk është fare në synimet e saj. “Nuk e kam mendjen te martesa dhe as jam duke kërkuar.
“Po dashurisë nuk i dihet! Zakonisht, kur nuk e kërkon të del përpara”, u shpreh këngëtarja. E me planin e martesës të largët, Bleona vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha synimet për karrierën e saj. Megjithëse çdo të hënë e gjatë javës e përkushtuar në “X Factor”, ajo gjen kohën të udhëtojë në Amerikë, Angli e Francë; takon njerëz, punon, bën sesione fotografike. Së fundmi artistja po xhiron në Amerikë videoklipin e saj të radhës, ndërsa në Shqipëri po realizon një set fotografik shumë të nxehtë.