Eko Higjiena

Bleona Qereti: Jam krejt vetëm

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Kjo intervistë është realizuar ekskluzivisht për revistën javore “Indeks Paper”, produkt i Indeksonline, dhe që jepet falas. Mjafton vetëm t`i përmendet emri dhe të gjithë e kthejnë kokën. Bleona Qereti nuk u bë e njohur që dje, por që kur doli në skenë. E talentuar, e guximshme, e bukur, ndryshe…E tillë ishte dhe është Bleona Qereti, këngëtarja që e ka jetuar deri në maksimum suksesin në trojet shqiptare dhe tani po ndërton karrierë ndërkombëtare. Ajo, jeton si diva dhe këtë tashmë e dijnë të gjithë. Bleona thotë shumë çka në ‘’Indeks Paper’’. Flet për të kaluaren e të tashmen.

Vitet e më parshme i kujton me nostalgji, por edhe dhimbje. Pse? ‘’Une jam kjo qe jam sot nga rruga nga e cila kam kaluar. Njerez te forte ne kete jete nuk jane ata qe vetem kane fituar.

Sakrificat qe une kam kaluar dhe vendimi qe kam marre per te mos u dorezuar kurre, me kane bere njeriun qe jam sot. Me kujtohet kur organizatore te ndryshem te koncerteve jo qe nuk me jepnin lekët e koncertit, po nuk me jepnin as paratë e shujtave, andaj une kam kaluar dite pa buke vetem e vetem qe te isha pjese e turneut. Mbaj mend që nga e hëna në të premtë isha në shkollë, ndërkaq shtinë e diele merrja avionin dhe shkoja ne Dispore. Kendoja dhe pa gjume kthehesha te hene prape ne mesim. Kushdo qe me njeh nga afer i di Sakrificat e mia. Le te mos flasim pastaj per jeten private qe ka qene inegzistente’’, thotë këngëtarja, e cila i jep vulë një thënje që thotë se për të arritur suksesin duhet kaluar nëpër therra. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, Bleona thotë se do të jeptje gjithçka që të kthehej në kohë dhe që disa gjëra të caktuara ti bënte shumë herë më ndryshe.

Flasim për fillimet e saj në muzikë. Bleona rrëfen…‘’Më kujtohet momenti kur isha 14 vjeç dhe prisja ne shi bashkë me babain tim perpara ‘’Radio televizionit shqiptar’’ vendimin e komisionit a isha pranuar për të kenduar ne festival apo jo. Dhe, kur ka dalur Selim Ishmaku dhe i ka thene babit tim se vajza juaj duhet të këndoj në festival, unë isha njeriu më i lumtur në botë’’, kujton këngëtarja që e ka nisur herët rrugën e muzikës.

Uji Dea

Bleona ka bërë revolucion në skenën e festivalit të madh. Nga gjithë ai guxim? Te sjellesh ndryshim ka sigurisht kostot e veta te cilat I kam mbajtur mbi supe. Njerezit me kane paragjykuar per ate çka shikonin ne TV . Ishte thjesht rebelizmi im kunder sistemit te kaluar dhe injorances qe egzistonte ne ate kohe’’, shton Qereti, e cila është pronare e një morie hitesh, si ‘’Lermeni’’, ‘’Ti nuk di as me ma lyp’’, ‘’Boom boom’’, ‘’Hallall e ke’’, ‘’Mandarinë’’, ‘’Pass out’’ ( Timbaland ) dhe “Famous” që është hiti i saj i vitit 2014. Së shpejti do të lansohet kënga ” Take you over”, e cila mëton të jetë hit botëror.

Bleona, thotë se suksesi i saj më i madh është dashuria e sinqertë e fansave të saj. ‘’Une jam nje nga kengetaret e pakta ne Shqiperi qe kam fansat me besnike qe mund te egzistojne’’. Ndryshe, këngëtarja prej vitesh jeton në Amerikë. Jeta e saj atje ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet e përfolur. Bleona për ‘’Indeks Paper’’ thotë: ‘’Une kam enderruar te jem ambasadorja kurlturore e shqipetareve neper bote dhe jam krenare per kete fakt. Ka ardhur koha që bota ta marre vesh kush jane shqipearet. Te bukur, te talentuar, kokeforte dhe njerez me bese e karakter’’. E pyesim se si eshte te jetosh si diva, te parakalosh ne tapete te kuq, te te pergjojne dhe adhurojne? Dhe, përgjigja e saj është kjo: ‘’Eshte pikerisht jeta qe kam kerkuar gjithmone. Une nuk kam enderruar per suksesin, kam punuar per te. Njerez te caktuar me kane quajtur enderrimtare, por ne fakt une jam ajo qe nuk kam fjetur’’.

Eksperienca e fundit televizive e saj është ‘’The X Factor Albania’’. ‘’Eshte nje eksperience shume e bukur. Kishte ardhur koha tashme qe te gjithe eksperience qe kam fituar ndaj viteve te kaluara me shqiperi e sidomos 5 vjetet e fundit me amerike, t’ja transmetoj dhe brezit te ri’’. Bleona, po vjen edhe me një projekt shqip. ‘’Fakti qe une do nxjerr albumin tim ëorldëide ne iTunes qe del diku nga fillimi I qershorit nuk do te thote qe nuk do bej kenge shqip. Sigurisht po pres kengen e duhur qe do te jete hit I padiskutueshem. Ne, e komplimentojmë, i themi që është aq e bukur, ndërkaq ajo shprehet se se zakonisht kujdeset që të jetë e bukur nga brenda. ‘’Ajo eshte bukuria e vertete qe reflekton nga veprimet e tua’’. Sa i përket dashurisë, Bleona thotë se është vetëm, bile më shumë se ç’mund ta imagjinojnë njerëzit.

Dhe në fund, ja planet e këngëtares së famshme. ‘’Pres tani te nxjerr albumin në anglisht qe del ne iTunes ne fillim te qershorit . Dhe ‘’singelin’’ e pare te albumit, këngën “Take you over”, per te cilen kam bere nje video me nje nga skuadrat me te mira ne amerike. Drejtor është Dennis Leupold qe ka bere te gjitha foto a kopertines te albumit te J.lo & Rihanna. Drejtor i fotografisë është Jeffrey Kelly ( ka xhiruar “Drunk in love” të Beyoncé, midis videove te tjera te panumerta qe ka bere. Ndërkaq Roccstar eshte producenti I kenges në fjalë. Ky, është edhe producent i Chris Broën’’, përfundon këngëtarja që punën dhe suksesin i trajton shumë seriozisht.
/Indekspaper/