United Hospital

Bleona Qereti: Ja pasanikët që më kanë dhënë miliona

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bleona Qereti e ka vënë veten në qendër të vëmendjes lidhur me marrëdhënien që ka me paranë. Ajo u shpreh në një intervistë se për t’u martuar me dikë jashtë dëshirës së saj, ai duhej t’i paguante 1 miliardë dollarë Më pas doli lajmi se ajo ka një pasuri prej 15 milion dollarësh.

Në vazhdën e gjithë këtyre diskutimeve më shpesh të nxitura nga vetë Bleona, ajo ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në ‘Opinion’, ku është pyetur prej Fevziut se ku i gjen paratë dhe kush investon për të. Bleona iu përgjigj duke thënë se është një firmë ajo që investon tek ajo, siç investohet për një markë të çfarëdolloji:

‘Është një firmë investitorësh që investon ashtu siç do të investonte në çdo brand (markë) tjetër’, ka thënë ajo.

ARKATANA

E pyetur nga Fevziu se si pritet që ata ta marrin mbrapsht frytin e këtyre investimeve, Bleona ka thënë se është çështje kohe, duke e krahasuar veten me një pemë që po rritet gjithmonë e më shumë:

‘Kjo do të ndodhë kur kjo pema jote me shumë degë, të fillojë të funksionojë’

Fevziu e ka ndërprerë për ta pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo pemë nuk do të funksiononte asnjëherë, e Bleona i ka thënë se tashmë ajo ka filluar të funksionojë, pas ‘suksesit tim të parë me ‘Take You Over”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.