Bleona: Fama nuk ma ka marrë mendjen

Bleona Qereti thotë se fama e saj e zgjeruar edhe jashtë publikuar shqiptar nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e saj.
Këngëtarja nga Shqipëria është duke ndërtuar karrierë në muzikë dhe aktrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pavarësisht kësaj fame në rritje ajo mbetet “Bleona që ka qenë”.
“Unë kam mbetur Bleona që kam qenë. Gjithmonë e thjeshtë me fansat dhe fama nuk ma ka marrë mendjen … Njerëzit që nuk dinë si të veprojnë me famën e tyre janë njerëz me karakter të dobët. Për mua familja ime ka qenë gjithmonë një përkrahje e jashtëzakonshëm kështu që karakteri formohet deri në moshën 18 vjeç…”.
“Unë nuk i kam pasur asnjëherë qejf skandalet nëpër gazeta sepse jam e famshme. Kënga është profesioni im dhe karakteri im nuk përcaktohet nga fama… Më beso unë kam pasur shumë mënyra për t’u bërë e famshme në Holliwood, shumë herët …mirëpo nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes për arsyen e gabuar”, ka thënë Bleona gjatë një intervistë për Tribuna. /Telegrafi/