Bleona e mbështet Klaudien
Balerina e mirënjohur shqiptare Klaudia Pepa prej muajsh po.merrë pjesë në “Amici”, spektaklin e Maria de Filipi, i cili mbahet prej vitesh dhe ka karakter garues.
Dihet që fituesi i kësaj gare sfiduese angazhohet direkt në trupen profesionale të televizionit “Chanel 5” në Itali dhe ka përfitime të shumta.
Balerina shqiptare, gruaja e Albi Nakos ka ecur sukseshëm dhe llogaritet favorite për ta fituar këtë show.
Edhe Bleona po i jep mbështetje publike balerines në fjalë. Bleona i ka lutur ndjekësit e saj në Instagram që ta votojnë të talentuaren Klaudia Pepa./Indeksonline/


