ARKATANA

Blend Rahimi, një portier që po vjen

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një emër futbolli që po vjen pa dyshim se është i riu Blend Rahimi, i cili ka kohë që u ka rënë në sy edhe klubeve evropiane të futbollit. Ai muaj më parë, pati një përvojë në Angli, duke qenë pjesë e një kampi stërvitor në klubet angleze, bile edhe në klubin Quens Parc Rengers, ku ka lënë përshtypje të mira.

Tashti, Blend Rahimi, që nuk i ka ndalë stërvitjet, do të nis edhe një mision të tij, në arritjen e qëllimit për të dal në arenën ndërkombëtare. Pikërisht për këtë qëllim, këtyre ditëve në Gjilan ka qëndruar trajneri i mirënjohur i portierëve, Arben Kasolli, i cili ka bërë një seancë stërvitore me portierin Blend Rahimi. Po kush është në fakt Arben Kasolli. Emra të njohur botërorë, që ruajtën portat e klubeve më të mëdha kanë ushtruar nën urdhrat e tij. Shumë portierë të rinj morën zanatin prej tij dhe tashti me sukses i bartin fanellat e klubeve të ndryshme evropiane.

Arben Kasolli, kishte nisur karrierën si portier në Shqipëri në ekipin Naftëtari, kishte kaluar në 17 Nëntori (tash Tirana), për të vazhduar më pas në Greqi në Ionikis të Athinës e më pas u renditën ekipet holandeze Ajax, Haarlem, AZ Alkmar e për të përfunduar karrierën si futbollist aktiv në NEC Nijemigen. Ai ka qenë trajner portierësh në shumë klube të mëdha në Holandë, në akademinë e Ajax-it, përfaqësuesen U-17 të Holandës, Fulham në Angli e tash së fundi edhe në Arabinë Saudite në ekipet më të njohura të atjeshme.

Këtyre ditëve, ai ka ardhur në Kosovë dhe atë e gjejmë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, teksa provon portierin e ri gjilanas Blend Rahimi. “E dua Kosovën dhe tashti dua që këtu të zbulojë talentë, të punojë me portierë të këtushëm dhe të nge profesionalizmin këtu”, thotë Arben Kasolli, që po i jepte shpjegime portierit të ri me të cilin pos në aspektin fizik punon edhe në atë taktik dhe psikologjik, që për portierët është shumë me rëndësi. Ai thotë se në Shqipëri, por edhe në Kosovë shumë pak punohet në mënyrë të veçantë vetëm me portierë dhe tregon për përvojat që kishte pasur teksa kishte punuar me portierët e njohur holandez si Merzo e Van der Sar.

Mobi Casa

Për Blendin, Kasolli thotë se është një portier i tillë, i cili edhe më herët ishte provuar në Angli dhe tashti ka ardhur që edhe nga afër, në Kosovë të punojë me të. “Kemi të bëjmë me një portier të mirë, i cili e ka gjatësinë dhe teknikën e duhur dhe tashti nevojitet vetëm punë”, thotë Kasolli, që shton se është i gatshëm që të bëhet edhe pjesë e shtabit të Albert Bunjakit në përfaqësuesen e Kosovës.

Ardhja e Kasollit në Kosovë, është e lidhur ngushtë me emrin e Nexhmedin Bunjakut, i cili dikur kishte bërë emër në futbollin gjilanas duke luajtur për ekipet e këtueshme, më pas ishte njëri ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar e tashti po bënë emër në Evropë, kryesisht në Holandë, ku ka rolin e menaxherit të futbollit dhe skauterit, që është në kërkim të talenteve të rinj.

Nexhemdin Bunjaku, menaxher futbolli në Holandë, thotë se gjatë seancës stërvitore u pa se ky portier ka talent dhe se ai ka thënë se do të angazhohet që sa më shumë lojtarë nga Kosova të depërtojnë jashtë në klubet e mëdha dhe se në këtë punë do t’u ndihmojë edhe agjenti i FIFA-s, Fahredin Bejtullahu. Bunjaku, dikur futbollist i njohur gjilanas e më pas gjyqtar futbolli, thotë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për futbollin kosovar, derisa edhe Blendi Rahimi, portier, thotë të jetë ndarë shumë i kënaqur me punën e bërë dhe se ka pasur çka të mësojë, përvojë kjo që do t’i shërbejë shumë në të ardhmen./rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.