FIDANISHTJA

Blend Maloku vazhdon karrierën në Zvicër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollisti nga Gjilani, Blend Maloku, që nga nesër do të jetë pjesë e skuadrës nga Zvicra, Winterthur. Djaloshi i cili ka mbushur pak para disa ditësh 16 vjet ju ka rënë në sy shumë skuadrave evropiane, me cilësitë të cilat i posedon ky futbollist do të ketë një karrierë të shkëlqyer futbollistike.

Shtatgjati Maloku për dy javë do të jetë pjesë e skuadrës së njohur Winterthur, i cili do ti shpalos cilësitë e tija futbollistike.

“Do të jem pjesë e kësaj skuadre për dy javë në një test futbollistik, jam i përgatitur maksimalisht që të lë përshtypje sa më të mirë, brenda dy javësh do të kem një orar shumë të ngjeshur do të ketë edhe talent tjerë nga jashtë, por jam i përgatitur për këtë sfidë”, shprehet 16 vjeqari Maloku.

Uji Dea

Siç bëhet e ditur Malokun do ta përcjellin shumë skuadra evropiane, në këto paraqitje të tij do të jenë një numër i konsiderueshëm i menaxhereve evropian tek skuadra e Winterthurit.
“Së pari do të testohem tek kjo skuadër por ka mundësi menjëherë të kaloj tek skuadra e Baselit, njohësit e futbollit të kësaj skuadre do të më vëzhgojnë por në asnjë moment nuk i frikohem konkurrencës, do ta shfrytëzojë këtë mundësi maksimalisht”, shprehet i bindur Maloku.

Blend Maloku tani e një kohë të gjatë ka shtuar intensitetin e ushtrimeve për të qenë sa më i përgatitur për sfidat të cilat do ta presin, por për këtë talent të madh të futbollit Kosovar nuk ka asnjë pengesë që mund ta zprapsë drejt qëllimit të tij.
“Të jesh pjesë e skuadrave të mëdha evropiane është një nder i veçantë, të jesh pranë shumë menaxhereve të futbollit duhet pasur cilësi të larta futbollistike, por kam një dëshirë të veçantë që sa më parë të veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të kontribuoj për shtetin tim, shpresoj se edhe vetë FFK-së, do t’ju kushton rëndësi më të madhe talenteve të saj”, shprehet mjaft optimist talenti i futbollit, Blend Maloku.

“Kontribut të jashtëzakonshëm për shkuarjen e Malokut tek skuadra Zvicrane ka dhënë njeriu i sportit, Adil Maliqi, i cili ka bërë të gjitha kontaktet tek skuadrat e shtetit Helvetik./rajonipress/