KKVITI

Blend Kqiku boksieri që premton shumë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fatet e sportit asnjëherë nuk e dinë se ku të qojnë, për boksierin e talentuar Blend Kqiku boksi është një sport i cili lindi që në fëmijëri. Talenti Gjilanas Blend Kqiku me hapa të sigurt po ec shtigjeve të një karriere të ndritshme të boksit duke shpresuar se jo vetëm Gjilanit por shtetit të Kosovës po i vjen një boksier ku në të ardhmen do të flitet shumë

Edhe pse i ri për nga mosha Kqiku sapo ka mbushur 17 vite është bërë “Luan” për kundërshtarët e tij në ring.

Kqiku dashurin e boksit e kishte fituar nga agjallarët e tij të cilët më herët ishin marrë me boks siç ishin Lulzim e Elbasan Kqiku

“Dashurin ndaj boksit e kam marrë nga axhallarët e mijë të cilët kanë boksuar për një kohë të gjatë Lulzimi ka përfunduar karrierën e Elbasani është në rrugë të mirë të kaloj në boksin profesionist ata janë idolët e mijë dhe shpresoj se nuk do ti zhgënjej”, shprehet Kqiku.

Mobi Casa

Blendi tani e tri vite asnjëherë nuk është ndarë nga litarët e ringut duke pasur synime të mëdha gjatë karrierës së tij ky boksier bokson në kategorinë gjerë 69 kg.

“Boksi për mua është gjithçka kur boksoj vetën e ndiej shumë mirë nuk i frikohem askujt, boksi është një sport i cili do sakrifica të mëdha por është bujar, synimet e mija janë që në një ditë të afërme ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare duke u valvitur flamuri i vendit tim në piedestalin më të lartë”, thekson i bindur Kqiku.

Për punën që bënë boksieri Blend Kqiku fjalë të mëdha ka edhe trajneri i tij Nazim Halili.
“Kemi të bëjmë me një talent të madh të boksit, punën që bënë dhe interesimi i tij për boksin, na jep shpresa se Blendi shumë shpejt me potencialin që ka dhe talentin do të na bënë krenar që nga mesi ynë KB Drita po del një boksier i madh për shtetin e Kosovës”, përfundon Nazim Halili. /sylejman ismajli/ rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.