Fundamenti

“Blen” 6 banesa pa paguar asgjë, 3 vjet e gjysmë burg për kosovarin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një kosovar 62 vjeç i kishte kontraktuar nga një kompani patundshmërish katër banesa në ndërtim në Flachgau dhe dy të tjera, të përfunduara në Salzburg (Austri). Ndonëse çmimi i të gjitha banesave bënte së bashku 2.3 milionë euro, ai kishte mundur t`i kontraktonte ato pa ofruar asnjë garanci bankare.

E tëra që i kishte ofruar shitësit, ishte një shkresë sipas të cilës ai posedonte një pasuri prej 27 milionë eurosh në një bankë të Zvicrës. Pasi i kanë nënshkruar kontratat atai kanë verifikuar ato te notari.

Por, ende pa paguar asgjë, kosovari tashmë i dënuar për mashtrim, e ka shitur njërën nga banesat e “e tij”. 174.000 euro i ka marrë ai nga një familje që e ka blerë banesën me hapësirë 105 metra katrorë. Dëshmia që i ka treguar blerësit, ka qenë kontrata e vërtetuar te notari ndërsa blerësit i ka sugjeruar të mos e noterizojë atë për t`i ikur shpenzimeve të panevojshme.

United Hospital

As ai dket se nuk e kishte kërkuar ndonjë dëshmi tjetër dhe e kishte “blerë” banesën duke paguar 54.000 euro në rata, shkruan orf.at. Ndërsa në njërën nga banesat, kosovari është vendosur vetë dhe aty ka banuar deri sa është arrestuar.

E gjithë kjo aventurë atij i ka kushtuar me 3 vjet e gjysmë burg që ia ka shqiptuar të hënën një gjykatë në Salzburg. Ndërkaq, mikesha 49 vjeçare e tij është liruar si e pafajshme..albinfo.ch’/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.