HW

Blej djalit kapuç…! letërsi popullore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nji njeri i cili po e zamë se quhej Xixan punonte jo në Gjermani e as në Zvicërr jo se aty punojnë shumë njerëz të mi e njerëzit janë ba shumë të ndieshëm e të prekshëm por po e zamë se kyfar Xixani punonte në Luksemburg sepse atje nuk asht askush prej nesh. Ky asht burrë i zoti e punëtor, shkonte atje në pranverë e vinte në vjeshtë për pushime dimore.

Erdhi për pushim në vjeshtë dhe mbas 3 muejsh i lindi nji djalë. Xixanit i hyni në krye nji mendje e mbrapsht, i shkonte mendja kah asht ma keq se mendja veç për keq punon. Nuk i hahej buka as nuk e zinte gjumi dhe numronte e njehte diçka me gishta, mat-shmat, njeh – shnjeh e nuk dilshin ma shumë se 3 muej që kishte ardh në shtëpi e për nji javë të tanë djalin nuk e kishte marr në dorë.

KKVITI

Nji ditë prej ditësh i tha grues “grue bre shumë shpejt u ba ky djalë unë veç qe 3 muej që…” grueja ia ndërpreu fjalën se ajo ishte zojë e mençme e dijshme besa edhe shumë e ndershme, e i tha Xixanit “njehi: 3 muej ditë, 3 muej natë a bajnë 6 edhe qe 3 muej që ke ardh a po bahen 9 – blej kapuç djalit e mos më shurdho”!!!
Qamil S. Dardhankodra
mbledhës i folklorit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.