Fundamenti

Blegtoria ka kushte të zhvillohet në Anamoravë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Afrim Hamidi i cili është profesor në Universitetin Bujqësor në Prishtinë gjatë takimit, foli për rëndësinë e blegtorisë dhe zbatimin e procedurave për kushtet në të cilat bujqësia zhvillohet e përmirësohet.

Blegtorët që ekzistojnë në territorin e komunës së Ranillugut kanë pasur mundësin të dëgjojnë diç më shumë mbi kushtet që i përcjellë mbajtja e kafshëve, ushqyerja dhe higjiena e qumështit dhe prodhimeve të tij.

Në sallën e Kuvendit në Domorovc është mbajtur një ligjëratë nga Shërbimi Këshillimor i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me titull “Kushtet sanitare në stalla, të ushqyerit e kafshëve dhe higjienës së qumështit.”

Blegtorët dhe të tjerë të pranishëm me këtë rast kishin mundësi për të mësuar më shumë për mënyrat dhe kushtet e të ushqyerit të kafshëve dhe aplikimin e inovacioneve zbatuese që lehtësojnë të gjithë procesin.

Fundamenti

Afrim Hamidi i cili është profesor në Universitetin Bujqësor në Prishtinë gjatë takimit, foli për rëndësinë e blegtorisë dhe zbatimin e procedurave për kushtet në të cilat bujqësia zhvillohet e përmirësohet.

Ai diskutoi gjithashtu kushtet higjienike në të cilat produktet nga qumështi dhe prodhimet qumështore, dhe kujdesin ndaj kafshëve.

Komuna e Ranillugut është një zonë rurale, ku ekzistojnë të gjitha kushtet për bagëti. “Kjo është gjë shumë e dobishme dhe rëndësishme për popullin tonë, dhe përgjigja për ligjëratën shihet se fermerët tanë janë shumë të interesuar për risitë të cilat kushtet për kultivimin e bagëtisë të ngritet në një nivel më të lartë”, tha drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ivan Denčić.

Nga drejtori Denčić, mësojmë se ky është një tjetër aktivitet i realizuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë, por do të ketë edhe aktivitete tjera. “Këtu jemi për të ndihmuar fermerët tanë dhe blegtorët dhe për të ndihmuar ata për të përmirësuar kushtet përkatëse që do të rezultonin në marketing më të mirë të produkteve të tyre në treg” tha Denčić./rajonipress/