ARKATANA

Blazheviq: Kosova? Pse jo!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Blazheviq, nuk e përjashton mundësinë që të bëhet një ditë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës. Në një prononcim për portalin ‘Klix.ba’, kroati ka folur rreth vendimit të fundit të FIFA-s për ndeshjet miqësore ndërkombëtare të Kosovës dhe mundësisë që ai të bëhet përzgjedhës i përfaqësueses sonë, mundësi të cilën nuk e përjashton aspak

“Çështja e Kosovës është politike. Unë nuk dua të flas më shumë për një gjë të tillë. Duam apo s’duam ne, Kosova do të vazhdojë të luftojë për pavarësinë e saj. Nuk është e përjashtuar mundësia që një ditë unë të jem përzgjedhës i tyre”, ka deklaruar ai. Të kujtojmë që Blazheviq ka përvojë të konsiderueshme me përfaqësuese, pasi që më herët ka drejtuar Zvicrën, Kroacinë, Iranin, Bosnjën dhe Hercegovinën e Kinën (U-23). (A. K.)

UBT

Ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare, Arsim Plepolli, gjatë ditëve të fundit ka qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai aty është takuar me trajnerin Çiro Blazheviq, foton me të cilin e ka postuar në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’. “Me trajnerin më të madh, Çiro Blazheviq”, shkroi ai në foton e cila mori qindra pëlqime…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.