Uji Dea

Blatter zdrit Kosovën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sepp Blatter, është emri më i ri, i shkruar në historinë e futbollit kosovar. Presidenti i FIFA-s të hënën e nxori goxha shumë në dritë futbollin kosovar, pas shumë e shumë vitesh sa qëndroi në izolim të plotë.

Në fakt, Këshilli për Çështje Urgjente i FIFA, i udhëhequr nga zvicerani, dje vendosi t’ia jepë lejen Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të organizuar ndeshje miqësore ndërkombëtare për të gjitha përfaqësueset – përfshirë këtu edhe përfaqësuesen kryesore të Kosovës – klubet dhe grup-moshat e saj.

Uji Dea

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet shtëpia e futbollit botëror nëpërmjet ueb faqes së saj zyrtare, i cili ka zgjuar interesim të madh në mediat e mëdha botërore.

“Federatat anëtare të FIFA-së lejohen që të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me klubet dhe ekipet përfaqësuese të FFK-së”, thuhet në komunikatën e FIFA-s, në të cilën theksohen disa kushtëzime për Kosovën, të njëjta çfarë i kishte paralajmëruar më herët gazeta Arena…(Tribuna – Arena)