Uji Dea

Blatter lavdëron Januzajn

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, duke përkujtuar turneun për të rinj ‘The Blue Stars FIFA Youth Cup’ ka përmendur edhe emrin e Adnan Januzajt.

Numri një i futbollit botëror, Sepp Blatter, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka kujtuar sukseset e Adnan Januzajt një vit më parë.

Uji Dea

Blatter duke përmendur turneun e famshëm për junior ‘The Blue Stars FIFA Youth Cup, ka përmendur edhe talentin e Unitedit, Adnan Januzaj, i cili vitin e kaluar u shpall më i miri në këtë turne.

“Shumë yje të mëdhenj kanë luajtur në The Blue Stars FIFA Youth Cup. Adnan Januzaj i Manchester United u zgjodh ‘Lojtari më i mirë’ vitin e kaluar”, shkroi në ‘Twitter’, Blatter, duke postuar edhe një video të Adnanit.