Blaku: Emigrimi, me pasoja në shkallë kombëtare
Njohësi i çështjeve të migrimit, profesor Rifat Blaku, ka vlerësuar se gjendja e rëndë ekonomike po i detyron të rinjtë të ikin jashtë vendit. Blaku ka thënë se shtresa e re në Kosovë që kanë potencial dhe energji nuk është shfrytëzuar në vend për shkak të mos zhvillimit ekonomik. Sipas Blakut, as në Evropë nuk kanë gjasa të ndërtojnë një jetë më të mirë për shkak të krizës që po përballen ato vende. Ai ka thënë për Gazetën Tribuna se tash nuk ka arsye azili për shqiptarët për shkak se nuk janë të ndjekur politikisht dhe kthimi i tyre në Kosovë ka me qenë edhe më i vështirë.
Gazeta Tribuna: Si shpjegohet ikja masive e qytetarëve nga Kosova?
Blaku: Situata e rëndë ekonomike sociale dhe materiale , gjendje e rëndë dhe e pa perspektiv e bëjnë që kjo masë e madhe të lëkundët që është një prej ngjarjeve tepër të rënda për Kosovën.
Gazeta Tribuna: Një fenomen i tillë a ka qenë i shprehur edhe në shtetet postkomuniste, apo është rast unik?
Blaku: Duhet të njihet dallimi që ka ekzistuar tash dhe më herët. Para luftës ishte represioni dhuna dhe terrori i aparatit shtetëror që e bëri një gjë të pa parë. Kurse tash në rrethana tjera janë faktor shtesë që ushtrojnë ndikim në këto ikje. Gjendja është e pa qartë sepse shtetet nuk iu japin të drejtën e azilit shqiptarëve të Kosovës pasi kanë përfunduar ato arsyet e dhunës për azil. Tash situata është e rëndë dhe pa perspektiv dhe kthimi i tyre do të jetë edhe më dramatik.
Gazeta Tribuna: Cilat mund të jenë pasojat në perspektiv nga emigrimi i shtresës së re të popullsisë?
Blaku: Pasojat janë edhe njerëzore, familjare por edhe në shkallë kombëtare, tmerrësisht të rënda. Pjesa më vitale energjia e pashfrytëzuar ekonomike, është një energji e madhe e resurseve humane që nuk po mund të shfrytëzohet në vend edhe tash mbeten edhe në tregjet e Evropës si resurse të pa shfrytëzuara për shkak të gjendjes së rëndë edhe në Evropë./Gazeta Tribuna/


