Fundamenti

Blair: Ndërhyrja në Kosovë, ndërhyrje e duhur

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kam marrë pjesë në shumë ndërhyrje, por mendoj që Kosova ka qenë ndërhyrja e duhur. Kështu mendoja atë herë, kështu mendoj edhe tani, ka thënë ish kryeministri britanik, Tony Blair.

Uji Dea

“Duhej të ndërhynim. Unë besoj që nëse toleron spastrimin etnik, atëherë ke lejuar jo vetëm aktin, por ke lejuar të tjerët që të thonë: kjo bëhet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn. Ky është një mesazh shumë i keq. Kur kam vizituar kampet e refugjatëve dhe kur e kuptova se çfarë kishin vuajtur, e kuptova që të qëndronim mënjanë do të ishte tërësisht e gabuar, sepse është pjesë e sistemit tim të vlerave dhe besimit tim. Bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë autoritet tek ata njerëz që pësojnë shtypjen dhe duhet të qëndrojë në krah të tyre”, ka thënë ai, transmeton Shekulli. /Telegrafi/