Biznesmeni që pret ta ndryshojë ekonominë e Gjilanit

Gjilan – Njazi Osmani i njohur si “Xhaxhi” është pronar i kompanisë së suksesshme “Flora” dhe aktualisht është bartës i listës së KTAP( Partia e Drejtësisë turke) në Gjilan. Për rajonipress Osmani thotë se synim i tij kryesor mbetet angazhimi i tij për të sjellur në Gjilan investitor nga Turqia dhe për të përmirësuar ekonominë gjilanase.
Njazi Osmani është emër i njohur për qytetin e Gjilanit. Njihet si biznesmen që ka ndihmuar shumë familje nevojtare dhe mbi të gjitha ka një interesim të jashtëzakonshëm për të sjellur në Gjilan investitor nga Turqia.
Së fundit ai ka themeluar Partinë e Drejtësisë e njohur si KTAP dhe është kryetar i saj dhe bartës i listës. Për rajonipress Njazi Osmani që njihet edhe si Xhaxhi tregon për synimet e tij që ka hyrë në garën për këshilltar komunal. ”Unë s`kam hyrë as për para e as për autoritet. Këto i kam arrit me punë dhe aktualisht i kam mbi 100 punëtor të angazhuar dhe firma ime “Flora” ka ndërtuar një pjesë të Aeroportit të Prishtinës” shprehet Osmani.
Osmani tha se qëllimi kryesor i tij për tu bërë pjesë e asamblesë komunale lidhet me interesimin e tij të vazhdueshëm që të sjellë në Gjilan investitor serioz nga Turqia. ”Deri tani kanë munguar këto investime serioze sepse realisht në Gjilan ka munguar përfaqësimi i zërit të denjë të turqve në Gjilan. Unë do të forcojë lidhjet ekonomike Gjilan – Turqi dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të punësojë mbi 300 veta pasiqë kemi projekte konkrete për të hapur dy fabrika në Gjilan”.
Ndryshe Osmani thotë se mëditjet nga puna e Asamblesë do ia dedikojë njerëzve që i kanë kushtet e rënda materiale./rajonipress/