Eko Higjiena

Biznesmeni nga Gjakova: Bashkim Smakaj më kërcënoi e shantazhoi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gazeta “Koha Ditore” shkruan se një biznesmen, kontraktor i Ministrisë së Administratës Publike (MAP), për ndërtimin e disa objekteve të Agjencionit Kosovar të Intelegjencës (AKI), është shantazhuar e kërcënuar nga Bashkim Smakaj, drejtori i kësaj agjencie.

Gazeta shkruan për rrëfimin e Lindon Kqirës, biznesmen nga Gjakova, i cili, akuzon shefin e AKI’së, Bashkim Smakaj se si formë të shantazhit dhe presionit kundër tij, ia ka thirrur edhe gruan në zyrën e tij, ani pse kompania e saj nuk kishte kontratë drejt me AKi’në, por me MAP’in për ndërtimin e disa objekteve të AKI’së.

RCCOLA

Kqira thotë se me presionin e Smakajt MAP’i ia ka ndërprerë kontratën dhe MAP kontratën ia ka dhënë një kompanie tjetër. Për krejt këto akuza, Bashkim Smakaj e MAP nuk kanë komentuar.