ARKATANA

Biznesmeni i suksesshëm që synon postin e deputetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ka vetëm 34 vjet dhe është ndër afaristët më të suksesshëm në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë.Ka disa vite që i është futur edhe politikës dhe synon që sukseset t’i vazhdojë edhe në këtë fushë. Ekonomisti nga Gjilani, Bajram Hasani që në zgjedhjet e 11 qershorit garon me numrin 22 nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, është magjistër i ekonomisë dhe me përvojën e tij dëshiron t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit.I radhitur lart në koalicionin më të madh në vend pikërisht me numrin 22, Hasani shihet një nga kandidatët e rinj me më së shumti gjasa për tu bërë deputet.

Një kandidat i përgatitur, me duar të pastra, asnjëherë nuk është përfolur për ndonjë aferë gjatë karrierës së tij.Hasani ka punuar gjatë kohë si zyrtar i lartë në NLB Bank. Më pas i është përkushtuar biznesit privat, duke ngritur një prej kompanive më të mëdha në rajonin e Anamoravës. Kompania “Bungu”, lavdërohet për cilësi dhe besnikëri nga klientët e saj.

Hidromorava

Ata që e njohin nga afër thonë se është një djalë i urtë, punëtor dhe me shumë guxim e vendosmëri në punë e në jetë.Pas në kyçjes në politikë Hasani ka qenë tërë kohën një nga zërat më aktiv në NISMA për Kosovën. Hasani ka qenë një prej zërave më kundërshtues të demarkacionit e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai është edhe anëtarë i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Aktivitetin e tij tashmë ai synon ta ushtrojë edhe brenda Kuvendit të Kosovës. Njihet si një njeri shumë pozitiv edhe këtë energji dëshiron pozitive dëshiron ta transmetojë edhe në skenën politike të Kosovës.

Bajram Hasani jeton në Gjilan, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.