FITORJA

Biznesmeni i AKR-së synon një Zhegër funksionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ibrahim Qerimi biznesmen është nga Zhegra dhe kandidat për këshilltar komunal nën ombrellën e AKR-së dhe koalicionit. Qerimi thotë se ka hyrë në këtë garë vetëm për të dhënë një kontribut që Zhegra e tij të jetë më e avancuar dhe me një administratë dhe ekonomi funksionale.

Ibrahim Qerimi nuk ka hyrë rastësisht në politikë. Ai kur e ka përqafuar programin e AKR-së ka besuar menjëherë në aftësitë e liderit të saj Behgjet Pacolli. Kjo ka ndikuar që ai mos të hezitojë, por të kandidojë për pozitën e këshilltarit komunal.

FIDANISHTJA

Qerimi për rajonipress thotë se me angazhimin e tij në jetën politike synon që të lobojë për një Zhegër me një ekonomi dhe administratë të zhvilluar e funksionale.”I kam besuar programit të Behgjet Pacollit sepse ai realizoj atë që edhe e premtoj më herët për Zhegrën. Në këtë prizëm do të lobojë që Zhegra të bëhet komunë dhe që në të të punësohen kryesisht qytetar të Zhegrës dhe rrethinës” mendon Qerimi.

Qerimi tha se Zhegra ka nevojë për trotuare, kanalizime, një sallë të edukatës fizike, trafostacione të reja. “Unë do të lobojë që Zhegra të përfitojë një rrugë të mirë në relacionin Gjilan – Zhegër dhe anasjelltas. Do ta përkrahi zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë, sidomos tani pasi janë krijuar kushtet meqë pritet të hapet pika kufitare në Stanqiq. Jam ithtar i ndihmës së sektorit të bujqësisë, derisa përkrahje të pa rezervë do të kenë edhe bizneset e vogla e të mesme” tha Qerimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.