UBT

Biznesmenët nga Turqia: Do të kthehemi me lajme të mira

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Biznesmenët nga Turqia gjatë vizitës së tyre në komunën e Bujanocit kanë shprehur gadishmëri që të investojn në zhvillimin ekonomik të kësaj komune, ata vizituan disa ndërrmarrje prodhuese, të cilat janë shpresdhënëse për hapjen e vendeve të reja të punës.

Me këtë rast keyetari i komunës Nagip Arifi i ka ofruar kushte dhe mundësi adekuate që biznesin e tyre biznismenët Turq ta shtrinë edhe në komunën e Bujanocit. Gjatë takimit të sotëm që kanë patur me kryetarin e Komunës Nagip Arifi, mëse 15 përfaqsuesit e organizatës së biznismenve dhe industrialistëve me prejardhej nga Ballakani “Rumelisiada” nga Turqia, kanë shpalosur interesimin e tyre për të investuar në komunën e Bujanocit.

UBT

Pas takimit me biznesmenët nga Turqia, kryetari Arifi ka thënë se, “ne paraqitëm mundësit ekonomike në komunën tonë dhe shpresojmë se pas analizave që do ti bëjnë meanëtarët etjerë do të vijnë me lajme të mira për komunën tonë” Drejtori i “Rumelisiadës” Eroll Kilikçier, pas vizitës së ndërmarrjeve dhe takimit me kryatarin Arifi, ka falënderuar për mikrptjen dhe mundësit që i ka ofruar pushteti loakl për të investuar në komunën e Bujanocit. “Vizituam, objektet të cilat i ka renovuar Bajram Kumova me të cilat jemi shum të kënaqur, pas vizitave që i bëmë kompanive dhe mundësive që na u ofruan ne shpresojmë se do të kthehemi me lajme të mira për Bujanocin dhe shpresojmë se investimet tona do ti drejtojmë edhe në këtë komunë. Nga ajo qka pamë në teren besoj se do të kemi rezultate pozitive në të ardhmën” u shpreh Kilikçier. Biznesmenët nga Bursa e Turqis vizituan 4 fabrikat të cilat janë në shitje Lagado, Simpen, Simpo dhe Cërvena Zastavën, për t`i parë mundësit se si mund të investojn ata në këto fabrika të Komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Lexo më tepër në: http://bujanoci.net/biznesmenet-nga-turqia-do-te-kthehemi-me-lajme-te-mira/