Fundamenti

Biznesmenët jashtë Kuvendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pasuria e të gjithë deputetëve biznesmenë në mandatin e kaluar ka peshuar rreth 407 milionë euro, ndërsa pasuria e të gjithë deputetëve biznesmen për mandatin e ardhshëm është vetëm 50 milionë euro.

Jo të gjithë biznesmenët që vrapuan pas karriges së deputetit mblodhën votat për të qenë deputetë të ardhshëm në Kuvendin Kosovës.

Biznesmeni më i madh në Kosovë, Behgjet Pacolli (AKR), nuk arriti të bëhej deputet në këto zgjedhje.

Pasuria e Pacollit, e paraqitur në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, peshon 340 milionë euro.

Hashim Deshishku, biznesmen (LDK), po ashtu mbeti jashtë Kuvendit. Deshishku, pasuri në AKK ka deklaruar rreth 9 milionë euro.

Edhe Florin Krasniqi, biznesmen (VV), nuk arriti të bëhej deputet. Pasuria e Krasniqit, sipas AKK-së, është 5 milionë e 798 mijë euro.

Shaip Muja, biznesmen (PDK), gjithashtu ka mbetur jashtë Kuvendit dhe pasuria e deklaruar e tij në formularët e AKK-së është 2 milionë e 416 mijë euro.

Ndërkaq deputetët që kanë mbledhur vota të mjaftueshme për të qenë deputetë për katër vjetët e ardhshëm, pasuria e tyre është më e vogël se e gjithë atyre që kanë mbetur jashtë institucionit ligjvënës.

Është vetëm 30 për qind e pasurisë së deputetëve biznesmenë që do të jenë deputetë sërish.

Mobi Casa

Ndërkaq shtrohet pyetja: pse mbetën këta deputetë jashtë? Duket se elektorati apo votuesit e tyre nuk ishin të kënaqur me punën dhe me angazhimet në Kuvendin e Kosovës.

Njëri prej biznesmenëve ndërroi partinë dhe i mbijetoi sfidës për të qenë deputet.

Ramiz Kelmendi, biznesmen (PDK), ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet dhe pasuria e tij e paraqitur në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit është 49 milionë e 347 mijë euro.

Edhe Besim Beqaj ka marrë vota të për të qenë deputet në katër vjetët e ardhshme në Kuvend.

Pasuria e Beqajt, e paraqitur në formularët e AKK-së, është rreth një milionë euro.

Për herë të parë Margarita Kadriu, biznesmene (PDK), ka marrë vota të bollshme për të hyrë në Kuvend.

Ajo asnjëherë nuk e ka paraqitur pasurinë në AKK, pasi më parë nuk ka mbajtur post publik.

Biznesmenët e tjerë që ia kishin mësyrë për tu bërë deputet dhe nuk morën vota të mjaftueshme janë: Nazmi Bytyqi(LDK), Fadil Berjani(LDK), Florin Krasniqi(VV), Shkëlzen Jusaj(AAK), Hashim Deshishku(LDK), Irfan Fusha(PDK), Gani Dreshaj(AAK), Gazmend Abrashi(AAK), Shaip Muja(PDK), Ibrahim Selimaj(LDK) dhe Zef Morina(LDK). /Botapress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.