United Hospital

Biznesmenë të fuqishëm nga Austria vizitojnë Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një delegacion nga Oda Ekonomike e Austrisë dhe përfaqësues të saj në Kosovë, në krye me z. Gerhard Schlattl, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku janë pritur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi. Delegacioni austriak ka vizituar edhe kompaninë “Eco -Higjiena” ku janë njohur me punën e saj dhe angazhimet e menaxhmentit për të pasur një Gjilan ta pastër dhe me frymë evropiane në nivelin e pastërtisë.

Në këtë delegacion kanë marrë pjesë edhe kompani të shquara të Austrisë për të parë mundësinë e investimeve individuale sikurse edhe përmes partneritetit publiko-privat, kryesisht në sektorë të ekologjisë, në trajtimin e ujërave të zeza, mbeturinave etj.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka falënderuar delegacionin austriak për vizitën dhe interesimin për të investuar në Gjilan, duke thënë se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës e që do të ishte në favor të qytetarëve të Gjilanit.

UBT

Përfaqësuesit e këtij delegacionit kanë thënë se duke parë se është krijuar një klimë e mirë për investitorët e huaj në Gjilan, kanë zgjedhur këtë komunë për të parë të gjitha mundësitë e investimeve në fushën e ekologjisë.

Delegacioni austriak ka vizituar edhe kompaninë “Eco -Higjiena” ku janë njohur me punën e saj dhe angazhimet e menaxhmentit për të pasur një Gjilan ta pastër dhe me frymë evropiane në nivelin e pastërtisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.