Eko Higjiena

Biznesi oligarkik falimenton mijëra biznese

/ 6 minuta lexim
HW

Një raport i BQK-së, që flet për vlerësimin tremujor të ekonomisë në fund të vitit 2016, tregon se në Kosovë kanë falimentuar saktësisht 2376 ndërmarrje dhe që sipas këtyre shifrave mësohet se janë 171 ndërmarrje më shumë sesa që ishin në vitin 2015.

2376 ndërmarrje u mbyllën gjatë vitit të kaluar

Një raport i BQK-së, që flet për vlerësimin tremujor të ekonomisë në fund të vitit 2016, tregon se në Kosovë kanë falimentuar saktësisht 2376 ndërmarrje dhe që sipas këtyre shifrave mësohet se janë 171 ndërmarrje më shumë sesa që ishin në vitin 2015. Shih për këtë analistët e ekonomisë, përfaqë- sues të bizneseve dhe shoqëria civile, thonë se këto shifra janë alarmante dhe si të tilla janë një shenjë negative e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend, pasi që shifrat vetëm kanë shënuar rritje nga vitet paraprake.

Duke komentuar se cilët janë disa nga faktorët e falimentimit të bizneseve sipas ekspertëve të ekonomisë ky fenomen edhe mund të lidhet edhe me faktin se bizneset kryesore po udhëhiqen nga pushtetarët përmes emrave të tjerë ose të lidhur me biznese oligarkike. Madje shumë nga ekspertët edhe kanë dyshime se pa asnjë dallim të gjitha partitë politike janë pjesë e skemës mafioze, të cilëve iu laget fyti si shefit të klanit ‘Pronto’.

Ndaj, sipas ekspertëve, nëse nuk pasojnë ndryshime rrënjësore për të mirë kjo është pikërisht arsyeja se edhe me formimin e Qeverisë së re nuk pritet të ndryshojë asgjë në zhvillimin ekonomik dhe se nëntoka do të kontrollojë çdo gjë.

Politikat e gabuara ekonomike

Agim Shahini, i pari i AKB-së, tha se e kemi këtë gjendje dhe falimentim biznesesh ngase Qeveria në shkuarje e Kosovës siç po duket nuk ka qenë në nivel të duhur për krijimin e politikave që e rrisin forcën konkurruese të prodhuesve vendorë dhe që të jenë të barabartë në treg edhe për kompanitë e vogla, të mesme e të mëdha.”Kjo ngase situata duhet që të rregullohet asisoj që secili biznes të ketë hapësirën e vet konkurruese dhe të jetë i barabartë në treg”, u shpreh ai.

Sipas Shahinit, kemi këto falimentime ngase mbi 35 për qind e informalitetit ka dyshime të mëdha se ka përfunduar në kontot e kompanive të fuqishme, të cilat dyshohet se qëllimisht kanë qenë larg syve të kontrollit ATK-së, Doganave dhe të shtetit dhe se ka dyshime se qëllimisht atyre u ka dhënë hapësirë që këta të manipulojnë edhe me informalitet edhe me shpëlarje të parave.”Veç tyre e kemi këtë falimentim biznesesh, ngase ekonomia e vendit po vazhdon të mbetet një ekonomi e varfëruar, e varur nga importi dhe e mbështetur nga pushtetarët në largim e ata më herët për import të produkteve të gatshme e assesi që të rimëkëmbet prodhimtaria vendore, e cila për çdo ditë është duke u përkeqësuar për shkak të politikave të gabuara ekonomike”, potencoi ai.

HW

Partive nuk u intereson ekonomia

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se nuk është shenjë negative, por është gjendje alarmante, ngase më shumë se 2376 biznese të falimentojnë kjo është fatale dhe si i tillë ai paraqet një skandal për një shtet dhe është një tregues se Qeveria e atij shteti nuk ka vizion dhe perspektivë për zhvillim dhe punësim.”Mund ta marr me mend se po të kishin qenë të hapur këto 2376 biznese si do të ishte ekonomia në vend, por shtetit po i konvenon që në vend të bizne- seve, të cilët i kanë punësuar nga 20 deri 3000 persona, shkojnë i mbyllin dhe u japin leje mafiozëve të hapin qendra tregtare dhe në ato qendra tregtare mund të punë- sohen afërsisht vetëm 500 punë- torë”, tha ai.

Eksperti Grapci është i mendimit se për këtë gjendje fajtore janë partitë politike që e kanë rolin kryesor këtu, sepse po qe se ekspertët e tyre të ekonomisë, të angazhuar nga partitë politike, do të kishin bërë një analizë dhe një studim më të thellë për të shikuar pse po mbyllen apo pse janë mbyllur këto biznese nga falimentimi, atëherë do të kishin kuptuar se këtu ka dorë faktori njeri, i cili është korruptuar nga koka e deri te këmbët.”Partive politike nuk po u intereson kjo çështje, ngase atyre sot po u intereson vetëm se si të futen në pushtet dhe qysh t’i punësojnë militantët e tyre partiakë pastaj familjarët, të afërmit, shoqërinë etj., nëpër pozita ku shumica e tyre vendosen në ato poste, ndonëse ato nuk i meritojnë”, vijoi më tutje ai.

Ndërsa duke i komentuar disa nga faktorët e falimentimit të bizneseve Grapci vlerëson se nuk përjashtohet mundësia që ky falimentim të lidhet edhe me faktin se bizneset kryesore po udhëhiqen nga pushtetarët tanë përmes emrave të tjerë ose të lidhur me biznese oligarkike.

Qeveria, fajtore për ngecjet

Eksperti i integrimeve evropiane, Ardian Nokaj, tha se është faji i Qeverisë në largim që i kemi gjithë këto falimentime biznesesh dhe këtë gjendje të mjerë, ngase krejt çfarë po na ndodh është normale, sepse kjo ekonomi nuk është funksionale, se nuk mund të funksionojë e të japë rezultate kur në krye të kësaj ekonomie qëndrojnë njerëz që në një mënyrë janë bërë pronarë me paratë që i kanë marrë krejt nga djersa e popullit e jo me paratë e veta.”Nëse Qeveria e re nuk e ndryshon këtë gjendje dhe ajo çfarë mund të bëjë ajo dhe çfarë nevojitet për të ndryshuar është se na duhet urgjentisht sundimi i rendit dhe i ligjit dhe një insistim apo përkushtim i gjyqësorit dhe organeve shtetërore që t’i luftojnë këto dukuri negative dhe t’i ndjekin të gjitha rastet ku dyshohet dhe mos t’i prolongojnë ato raste qëllimshëm deri në parashkrim, por t’i marrin e t’i shqyrtojnë me rend të gjitha ato lëndë dhe t’u tregojnë atyre vendin”, ka thënë analisti Nokaj.

Ai shtoi se vetëm atëherë do të çlirohet ekonomia dhe shteti ynë nga njerëzit e këtij soji si ata të klanit ‘Pronto’.”Por, deri më tash ato punë nuk janë bërë qëllimisht, ngase pushtetarët tanë në krye të shtetit e kanë uzurpuar ekonominë, e kanë emëruar edhe gjyqë- sorin dhe i kanë lidhur punët në të gjitha anët dhe kësisoj na kanë sjellë në një situatë ku është shumë e vështirë që të rregullohet “, potencoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.